Shqipëria Postuar më 11 Nëntor 2024, 12:38

Shqipëria rrit kuotat në Fondin Monetar Ndërkombëtar - Nga 139.3 milionë, shkon në 209 milionë SDR. Pagesa me 15 nëntor

Nga SCAN TV

Shqipëria rrit kuotat në Fondin Monetar Ndërkombëtar - Nga

Shqipëria do të rrisë kuotën e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kuota aktuale prej 139.3 milionë SDR, sipas propozimit do të rritet në 209 milionë SDR.

SDR (Special Drawing Rights) është një aktiv ndërkombëtar i krijuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të mbështetur stabilitetin financiar dhe likuiditetin global. SDR nuk është një monedhë e mirëfilltë, por një njësi llogarie e cila përdoret nga FMN-ja dhe institucionet ndërkombëtare për të ndihmuar vendet anëtare në transaksionet ndërkombëtare. SDR-ja përbëhet nga një shportë prej pesë monedhave kryesore – dollari amerikan, euroja, jeni japonez, paundi britanik dhe juani kinez.

Nisma për rritjen e kuotave të Shqipërisë në FMN është propozuar në Kuvend nga Këshilli i Ministrave por nuk do të ketë kosto financiare për buxhetin e shtetit pasi Banka e Shqipërisë do të kryejë me fondet e saj pagesat përkatëse.

Projektligji propozohet me procedurë të përshpejtuar, me qëllim realizimin e pagesës nga Banka e Shqipërisë, brenda afatit kohor të përcaktuar, më 15 nëntor 2024.

Rritja e kuotave në Fondin Monetar Ndërkombëtar për një vend i mundëson atij përmirësimin e aksesit në financim, duke shtuar mundësinë e vendit për të marrë hua më të mëdha nga FMN-ja në rast nevoje.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar dy kredi për mbështetje buxhetore, në vitet 2014 dhe 2020, me shumë totale 434.72 milionë SDR. Të dyja këto kredi janë disbursuar plotësisht (respektivisht në 2014 dhe 2020) dhe janë në fazën e ripagimit, në përputhje me kushtet e marrëveshjeve. Balanca e kredive, (stoku) më 31 korrik 2024 ishte 134.28 milionë SDR.

 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme
Shqipëria 11 Nëntor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!

Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi ka fituar pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video