Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2026, 12:20

Shqipëria regjistron mbi 100 mijë fermerë - Mbi 12 mijë i shtohen skemës së pensioneve, Fieri dominon bujqësinë

Nga Elisabeta Dosku

Shqipëria regjistron mbi 100 mijë fermerë - Mbi 12 mijë i

Aplikimi i skemave të financimit për sektorin bujqësor nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, ka nxitur edhe formalizimin në këtë sektor, duke qenë se është kusht kryesor për përfitimin e fondeve.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, tregojnë se numri i fermerëve të formalizuar ka pësuar një rritje progresive nga vitit në vit, duke arritur në 101,088 të vetëpunësuar në bujqësi që paguajnë sigurimet shoqërore.

Nëse do të analizojmë shifrat nga viti 2021, ku numri i kontribuuesve në bujqësi regjistrohej në 58,091, vihet re një rritje progresive nga viti në vit, për të shënuar shifrën më të lartë në 2025-ën, e cila ka thuajse dyfishim në raport me 2021-ën.

Ndërsa në raport me një vit më parë, numri i fermerëve të formalizuar ka kapërcyer me 12.222 individë.

Referuar të dhënave, 74.5 % e kontribuuesve janë në zonat fushore ku dhe zhvillimi i sektorit bujqësor është më i lartë dhe 25.5 % është në zonat malore.

Sa i takon vlerës së kontributeve të paguara, shifra arrin në 36 milion euro, 79.2% gjeneruar nga fermerë në zonat fushore dhe pjesa tjetër prej 20.8 % në zonat malore.

Nëse do të analizojmë numrin e kontribuuesve të vetëpunësuar në bujqësi sipas qarqeve,  qarku me numrin më të lartë është Fieri me 16 % të totalit, si qarku kryesore  me bujqësi intensive,  ndjekur nga Elbasani me 13.8%, Vlora dhe Korça. Ndërsa numri më i ulët i kontribuuesve është në qarkun e Gjirokastrës dhe të Kukësit.

Përgjatë dy viteve të fundit përpos Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi me një fond prej 30 milionë eurosh në vit është aplikuar edhe Skema e Investimeve, duke e çuar buxhetin e përgjithshëm në rreth 52 milionë euro,  ndërsa është vënë në funksion edhe garancia sovrane e cila synon nxitjen e kreditimit  dhe rritjen e aksesit të fermerëve dhe agrobizneseve në financim.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat