Shqipëria ratifikon vendimin e CEFTA për shërbimet turistike - Më pak barriera, më shumë konkurrencë në tregun rajonal të turizmit

Shqipëria ka ratifikuar vendimin për Komitetin e Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, i njohur si CEFTA, që synon lehtësimin e tregtisë së shërbimeve për agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë.
Vendimi përcakton rregulla të reja që synojnë të heqin pengesat e panevojshme në tregun rajonal, duke garantuar që procedurat e licencimit dhe kërkesat administrative të mos kthehen në barriera për ofruesit e shërbimeve turistike.
Sipas ligjit, masat do të zbatohen për të gjitha shërbimet e ofruara nga agjencitë dhe operatorët turistikë mes vendeve palë, qoftë përmes ofrimit ndërkufitar, pranisë tregtare apo përmes personave fizikë që ushtrojnë aktivitet në një shtet tjetër të marrëveshjes.
Vendimi ndalon në mënyrë të qartë kërkesat diskriminuese që lidhen me vendin e origjinës së kompanisë apo të stafit të saj. Po ashtu, nuk do të lejohen kufizime sasiore apo gjeografike, detyrime për forma të caktuara ligjore, vendosja e tarifave minimale apo maksimale fikse, si dhe përfshirja e operatorëve konkurrues në procesin e dhënies së licencave.
Gjithashtu, ndalohen kërkesat për sigurime apo garanci financiare vetëm nga subjekte të vendosura në një shtet të caktuar, me përjashtime të përcaktuara në legjislacionin financiar.
Me këtë ratifikim, synohet krijimi i një tregu më të hapur dhe konkurrues për sektorin e turizmit në rajon, duke rritur mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar dhe duke lehtësuar aktivitetin e operatorëve shqiptarë në vendet e tjera të marrëveshjes. Ligji është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi sipas përcaktimeve ligjore.
“Inspektorët, jo gjahtarë të biznesit!” - Kryeministri Rama: Inspektimet duhet të kryhen mbi bazën e riskut
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e......
Cili vend na i shet frutat më shtrenjtë? Nga Belgjika, me çmim rekord. Por tregun e mbajnë Greqia dhe Ekuadori
Importet e frutave për vitin 2025 tregojnë një kontrast të fortë mes çmimit ekstrem për kilogram dhe realitetit të tregut masiv. Sipas të dhënave të tregtisë......
Prodhim eksplozivi në Shqipëri/ Ish-Uzina e Poliçanit rinis aktivitetin, lënda plasëse do përdoret në miniera e infrastrukturë
Ish-Uzina Mekanike në Zonën B të Poliçanit do të rikthehet sërish në funksion, këtë herë për prodhim lëndësh plasëse për përdorim civil. Kompania “EXPLO-CHEM......
Gatishmëria digjitale, ku renditet Shqipëria? Vendi përparon më së shumti në kapitalin njerëzor
Shqipëria është renditur në vendin e 79-të nga 127 ekonomi në edicionin e vitit 2025 të Network Readiness Index (NRI), një nga raportet kryesore globale që......
Ministrja Koçiu prezanton Kryeinspektorin e ri të IKMT - Afrim Qëndro zëvendëson në këtë funksion Dallëndyshe Bicin
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro,......
Italia do të ulë çmimet e energjisë - Ndihmë për familjet dhe bizneset. Paketa, me vlerë 3 miliardë euro
Qeveria italiane planifikon të miratojë një paketë masash javën e ardhshme për të ndihmuar familjet dhe firmat të përballen me çmimet e larta të energjisë,......
Arrihet marrëveshja SHBA-Maqedonia e Veriut/ Për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e......
88% e makinave të reja, me teknologji elektrike hibride - DPSHTRR: Flota automobilistike, më miqësore me mjedisin
Tregu i automjeteve në Shqipëri po përjeton një transformim drejt teknologjive më të pastra dhe më efikase. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga......


