Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2025, 12:43

Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do të jenë investimet në mbrojtje gjatë 4 viteve të ardhshëm?

Nga Ledina Elezi

Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do

Brenda 4 viteve të ardhshëm, Shqipëria pritet të kthehet në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes. Ky është objektivi i qeverisë së re, për realizimin e të cilit do të rritet së pari buxheti për mbrojtjen me jo më pak se 0.15 pikë mbi normën aktuale prej 2,01% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Industria ushtarake “Made in Albania”, ku municionet, armatimi i lehtë, mjetet e blinduara, mjetet e emergjencave civile dhe të sistemeve pa pilot të prodhohen të gjitha në Shqipëri, do të jetë së shpejti një realitet.

Gjithashtu, kapacitetet detare të Shqipërisë do të zgjerohen me 3 anije të reja dhe do të modernizohet flota ekzistuese.

Nga ana tjetër, situata shqetësuese me zjarret solli në vëmendje edhe një herë nevojën e shtimit të kapaciteve të mbrojtjes civile. Si rrjedhojë, programi i qeverisë parashikon fuqizimin e mbrojtjes civile, duke investuar në dy avionë zjarrfikës, flotë të përforcuar tokësore dhe 4 qendra të reja rajonale të emergjencave civile.

Për sa i përket pagës së ushtarakëve, e cila në krahasim me rajonin është më e larta , do vijojë të rritet dhe do të arrijë mesataren e NATO-s në vitin 2029. Bashkë me të do të rritet edhe numri i Forcave të Armatosura.

Programi parashikon ndër të tjera forcim të aftësisë reaguese në territor me zgjidhje inovative, sisteme inteligjente dhe jetësimin e numrit kombëtar/ndërkombëtar 112.

Deri në vitin 2029, do të modernizohet dhe zhvillohet infrastruktura kritike duke përmbyllur investimet në Korridorin VIII-të për lëvizjen e Aleancës, me pikënisje në Porto Romano.

Po ashtu pritet të përfundojë puna në kantierin e Spitalit të Traumës, Shkolla e Aviacionit në Vlorë, Kampusi i Ri i Akademisë së Forcave të Armatosura, Kompleksi i Inovacionit Ushtarak në Bërzhitë dhe Poligoni Ndërkombëtar në Bizë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat