“Shqipëria prodhon markat më të mëdhaja italiane” - “ALBA DAY” bën bashkë bizneset e diasporës. Katiaj: Bashkëpunimi me Italinë, historik
Nxitja e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare të diasporës ishte fokusi i eventit "ALBA DAY", të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Itali.
Cataldo Pugliese, President i Unionit Demokratik Arbëresh (UDA), u shpreh se arbëreshët e Italisë duhet të bashkëpunojnë më tepër për mbështetjen dhe ngritjen e imazhit të shqiptarëve nëpër botë.
"Arbëreshët e Italisë, bashkë me të gjithë shqiptarët e gjeneratës së dytë në Itali, në Evropë dhe në botë, por sidomos në Evropë, duhet të vëmë në zbatim, të nisim një rrugëtim për njohjen e shqiptarëve nëpër botë".
Fulvio Bariona, Zëvendëspresident i Cofimprese Italia: "Për lidhjet e forta që lidhin popujt tanë, do të na pëlqente të jepnim shërbimin tonë dhe dijet tona, popullit të sipërmarrësve shqiptarë, por në Ballkan më së shumti, në Serbi, në Kosovë dhe kështu, vende të tjera".
Sipas Nënkryetares së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Elisabeta Katiaj, nëpërmjet inovacionit, investimeve dhe të tjera, diaspora shqiptare ka një rol thelbësor në zhvillimin e vendit.
"Diaspora shqiptare në fakt dhe arbëreshët nuk janë thjesht gjaku jonë, apo gjuha që na bashkon, por janë agjenti zhvillimor dhe integrimi i Shqipërisë në BE. Këtë e them me siguri, sepse gjithçka është në Shqipëri, inovacioni, zhvillimi dhe të tjera, vjen qoftë si diasporë si investim, qoftë si diasporë si agjent zhvillimor, qoftë si diasporë shqiptare në bashkëpunim dhe partneritet të vazhdueshëm.
Hapja e Porto Romanos do të hapë tregje të mëdhaja, do të hapë mundësi shumë të mëdhaja, jo vetëm të shfrytëzimit të Shqipërisë për kostot e ulëta, apo për avantazhet fiskale, por në lidhje me doing business në të gjithë botën nëpërmjet Shqipërisë.
Do të jetë një zhvillim i vazhdueshëm dhe në marrëdhëniet bilaterale, të cilat me Italinë nuk është thjesht fjala jemi vëllezër, por bashkëpunimi është historik dhe aktualisht në Shqipëri po prodhohen brandet më të mëdhaja italiane, që nga moda, pra nga sektori i veshjeve, në industrinë e autoveturave, në industrinë e materialeve të lëndëve të ndërtimit aktualisht, të lëndëve të para dhe që kjo është prezente”.
I pranishëm në këtë event ishte edhe Ambasadori i Kosovës së Shqipëri, Kujtim Dyrmishi, i cili theksoi se ky projekt i bashkëpunimit me rrjetet e disporës në biznese, është shkurtim distancash dhe forcim i lidhjeve tona.
Sondazh

Greqia, rekord zjarrfikësish këtë vit - Qeveria merr masat për të përballuar fatkeqësitë natyrore
Greqia do të përgatisë një numër rekord zjarrfikësish këtë vit në pritje të "skenarëve të këqij" që vijnë, njoftoi ministria e krizës klimatike, pas një sërë......

Më shumë udhëtime jashtë sesa turistë që vijnë/ Shqipëria përballet me bilanc negativ lëvizjesh në tre muajt e parë të 2025
Në tre muajt e parë të këtij viti, Shqipëria po përballet me një dinamikë të re të lëvizjes së popullsisë, më shumë shqiptarë po dalin jashtë territorit sesa......

Investime “Made in Europe” për mbrojtjen - 70% e komponentëve të produkteve duhet të prodhohen në BE
Programi i Industrisë Evropiane të Mbrojtjes prej 1.5 miliardë eurosh duhet të financojë vetëm produkte që përfshijnë të paktën 70% të komponentëve të......

Publikohet raporti/ Të gjitha pasuritë dhe provat materiale nën administrim të AAPSK
1799 pasuri ose prova materiale janë marrë në dorëzim deri në fund të vitit 2024 dhe menaxhohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe......

Trump “hedh sytë” nga deti - Nënshkruan urdhër ekzekutiv për minierat në thellësi detare
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synon nxitjen e industrisë së minierave në thellësinë e detit. Kjo është përpjekja e......

“Lufta Tregtare mund të rrisë normat e interesit” - Shehu: Shtimi i pasigurisë do të ndikojë edhe në presionet inflacioniste
Lufta Tregtare mund të sjellë një rritje të çmimeve dhe normave të interesit. Kështu është shprehur Drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar të......

NATO kërkon më shumë fonde nga anëtarët - Rutte synon rritjen e investimeve, pavarësisht tensioneve me SHBA-në
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka kërkuar 32 vendeve anëtare t’i kushtojnë më shumë fonde, pajisje dhe energji politike aleancës më të......

Certifikatat e hoteleve vetëm përmes e-Albania - Topuzi: Formalizohet sektori, por duhet plotësimi i standardeve të tjera
Qeveria ka miratuar një vendim, që ka në fokus përmirësimin e procesit të aplikimeve për klasifikimin e strkturave akomoduese turistike, duke i digjitalizuar......