Shqipëria, prodhim automjetesh ushtarake me Britaninë - Nënshkruhet marrëveshja edhe për shitjen e përbashkët të tyre
Në bashkëpunim me Britaninë e Madhe, Shqipëria do të prodhojë dhe shesë automjete ushtarake. Është nënshkruar një Deklaratë e Përbashkët për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta, por edhe një Deklaratë e Qëllimit në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, u shpreh se dy vendet tona do të angazhohen në prodhimin e përbashkët të automjeteve ushtarake.
“Mund të shprehem edhe për deklaratën tonë të përbashkët për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes. Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake. Deklaratë e qëllimit sepse dëshirojmë të fuqizojmë sigurinë kombëtarë, novacionin dhe rritjen ekonomike të vendeve tona. Ky është moment që shtetet evropiane duhet të rrinë së bashku, të bëjmë qendresë ndaj agresionit rus. Do të vizitoj trupat shqiptare dhe të MB që po punojnë së bashku për të mbrojtur lirinë tonë dhe qytetarët tanë, ajo që po bëjmë për Ukrainën është dëshmi e qartë e asaj që ne po bëjmë dhe punojmë në formë kaq efikase. Është mbrojtja e Ukrainës që do të udhëheqim. Ju jam shumë mirënjohës juve dhe Shqipërisë për këtë partneritet që keni treguar në këtë betejë tonën duke treguar lidership në të gjithë botën. Nesër do të mirëprisni samitin, të gjithë udhëheqësit që do të vijnë natyrisht duke u fokusuar te siguria evropiane. Në këtë moment kritik, përçojmë mesazh të qartë që Evropa është e bashkuar, jemi të fortë jashtë nesh dhe të sigurt brenda shtëpive tona”, u shpreh Starmer.
Për sa i përket nënshkrimit të një marrëveshjeje me Britaninë e Madhe, si ajo me Italinë, për ndërtimin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, Rama u shpreh se kjo nuk do të ndodhë.
“Kjo marrëveshje ishte vetëm me Italinë, falë edhe situatës gjeografike që është kuptimplotë. Na kanë kërkuar edhe vende të tjera. Për sa i përket bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, kemi hyrë në një epokë të re, ja pse qeveria është në një fazë të re ndërtimit të industrisë dhe prodhimit ushtarak. Ajo fazë që po bëjmë me një aleat të shkëlqyer, do të nisë me pordhimin e automjeteve të cilat do t'i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta”.
Ndërkohë, Rama dhe Starmer theksuan se kanë pasur një bashkëpunim shumë të suksesshëm në fushën e emigracionit të paligjshëm.

Roboti më madhësinë e një insekti - Pajisja “kërcyese” mund të eksplorojë terrene të vështira, të mbajë ngarkesa
Inxhinierët në Institutin e Teknologjisë të Masaçusets (MIT) kanë zhvilluar një robot kërcyes me madhësinë e një insekti, i aftë të lundrojë në terrene të......

SHBA-Katar, marrëveshje për mbrojtjen dhe aviacionin - Trump përballet me kritika pas pranimit të avionit luksoz
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se kompania Boeing kishte siguruar një marrëveshje prej 96 miliardë dollarësh për t'i shitur Katarit deri në 210......

Partneritet strategjik Shqipëri-Britani - Presidenti i Republikës takohet me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar
Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, u prit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.......

Rreth 7.14 euro në muaj për paketa celulare - AKEP: Shpenzimet e shqiptarëve, më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Evropian
Shqiptarët shpenzojnë mesatarisht 7.14 euro në muaj për shërbime celulare, pra për paketa me internet, minuta, apo SMS. Sipas Raportit Vjetor të Autoritetit......

Projeksioni i lindjeve, rënia paralajmëron krizën/ Ulja demografike thellohet në çdo qark të vendit, Gjirokastra më e prekura
Shqipëria po përballet me një rënie alarmante të lindjeve, duke sinjalizuar një krizë të thellë demografike që prek çdo cep të vendit. Të dhënat krahasuese......

Përplasja tregtare SHBA-Kinë kërcënon BE - Tregu evropian, i rrezikuar nga rritja e eksporteve kineze
Suficiti tregtar në rritje i Kinës me Bashkimin Evropian po nxit shqetësime të reja mes vendeve të bllokut, pasi Evropa rrezikon të bëhet një vendgrumbullim......

Kryeministri britanik për herë të parë në Tiranë/ Rama: Bashkëpunim strategjik mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama priti sot me ceremoni zyrtare kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. “Për herë të parë në Shqipëri, kryeministri......

79 milionë euro për energjinë - BE-Shqipëri, grante për 8000 familje. 130 stacione karikimi për makinat elektrike
Programi operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III) do të jetë 79 mln euro. Në Kuvend ka......