Shqipëria pritëse e Forumi të 12-të BRAF: Diskutohet lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes në mediat audiovizive dhe online
Rrjeti i Rregullatorëve Audioviziv të vendeve të Detit të Zi, mblidhet në Shqipëri. Diskutohet Gjuha e Urrejtjes në mediat audiovizive dhe platformat online
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka qenë pritësi dhe organizatori i Forumit të 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të vendeve të Detit të Zi, BRAF. Përgjatë dy ditëve, përfaqësues nga 9 vende anëtare të BRAF kanë diskutuar mbi një temë të mprehtë për nga problematika që paraqet në këto kohë zhvillimi teknologjik, siç është Gjuha e Urrejtjes në transmetimet audiovizive dhe platformat online.
Kanë qenë të pranishëm në këtë forum edhe përfaqësues të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, BSEC. Zv.Sekretarja e Parë e Përgjithshme e Sekretariatit të Përhershëm të kësaj organizate, Shkëlqesia e Saj, Amb. Dr. Merve Safa Kavakcı, në fjalën e saj përshëndetëse ka theksuar qëndrueshmërinë e BSEC për projekte të rëndësishme, si Agjenda Ekonomike, “Blue Port Index” dhe sistemi digjital PERMIT. "Bashkëpunimi me BE-në dhe projekti “Blueing the Black Sea” synojnë të nxisin zhvillimin, inovacionin mjedisor dhe qëndrueshmërinë rajonale", ka thënë ajo.
Ndërsa kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e luftës kundër Gjuhës së Urrejtjes, në të gjitha format e shfaqjes së saj, por edhe rëndësinë që kanë forume të tilla për shkëmbimin e eksperiencave më të mira mes vendeve.
"Sfidat me të cilat përballet ky sektor janë globale, pavarësisht përvijimeve lokale, ka thënë ajo. Ndaj e gjykoj shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe ndërveprimin e përhershëm dhe të vazhdueshëm mes rregullatorëve. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në rregullimin e tregut mediatik audioviziv, dhe ndërkohë që ne vazhdojmë të integrojmë median audiovizive digjitale në sistemet tona rregullatore, arritja e ekuilibrit të duhur midis Lirisë së Shprehjes dhe mbrojtjes nga fenomene si Gjuha e Urrejtjes mbetet ende një sfidë".
Në panelet e diskutimit të këtij Forumi të 12-të BRAF, përfaqësuesit e rregullatorëve të Azerbajxhanit, Turqisë, Greqisë dhe Gjeorgjisë diskutuan për, "Gjuhën e Urrejtjes dhe Të Drejtën për Informim në median audiovizive". Trajtimi i rasteve konkrete, eksperiencat e secilit prej vendeve pjesëmarrëse, diskutimi mbi to për zgjidhjet ligjore dhe jo vetëm, theksuan edhe një herë problematikën që paraqet dhe pasojat e Gjuhës së Urrejtjes, në të gjitha format që ajo shfaqet.
Ndërsa përfaqësues të rregullatorëve të Armenisë, Bullgarisë, Moldavisë dhe Serbisë u përqendruan në çështje të ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut dhe perspektivës ndërkombëtare mbi rregullimin e përmbajtjeve online.
Lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes është një objektiv i rëndësishëm në përditshmërinë e punës në AMA. Përveç ndryshimeve ligjore të kryera, aktualisht po punohet për transpozimin e akteve të tjera të rëndësishme europiane, siç janë Akti i Lirisë së Medias, EMFA, apo Akti i Shërbimeve Digjitale, DSA. Mbeten gjithashtu prioritet ankesat e publikut, monitorimi dhe analiza e përmbajtjeve audiovizive, si dhe Edukimi Mediatik i Publikut si një investim i rëndësishëm në krijimin e një audience të mirë orientuar.

Parku diellor në Spitallë nis licencimin/ Kapaciteti 100 MW, kompania u shpall fituese në ankandin e zhvilluar në vitin 2021
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën e licencimit të shoqërisë “Spitalla Solar”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali......

Më 7 tetor nga Shqipëria nisin pagesat përmes SEPA /41 vendet europiane me të cilat kryhen transferta më të lira
Nga 7 tetori Shqipëria do të mund të nisë zyrtarisht transfertat përmes sistemit SEPA. Këshilli Evropian i Pagesave ka publikuar versionin e ri të listës së......

‘Rama 4’ zyrtarisht në detyrë, sot mbahet mbledhja e parë e kabinetit ministror
Pas betimit në Presidencë qeveria ‘Rama 4’ nis zyrtarisht punën. Kryeministri Edi Rama e me radhë pas tij, të 16 ministrat, u betuan para Presidentit të......

Ceremonia, ministrat e Qeverisë “Rama 4” betohen para Presidentit Begaj
Në presidencë mbahet ceremonia e betimit e ministrave të qeverisë Rama 4. Pas betimit ministrat do të përshkruajnë në këmbë rrugën nga Presidenca në......

Kryeministria në pritje, sot dita e parë e punës për Qeverinë “Rama 4”
Kryeministria është në pritje. Mbi shkallët e hyrjes kryesore të ndërtesës është shtruar tapeti i kuq, në pritje të ministrave të qeverisë ‘Rama 4’. Kabineti......

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë/ Rruga nëntokësore përshkon Alpet, shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit
Punëtorët evropianë kanë hapur një tunel nëntokësor midis Austrisë dhe Italisë, i cili do të shndërrohet në një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë që......

Investim për rrjetin elektrik në Kavajë dhe Golem/ OSSH hap tenderin mbi 96 mln lekë, synohet rritja e cilësisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për investim në rrjetin TU, 20kV, n/st Kavajë; zgjerim rrjeti 20 kV; ndërtim kabine elektrike,......

Meta prezanton syzet inteligjente/ Modeli i ri synon të transformojë tregun e pajisjeve teknologjike
Meta ka prezantuar modelin më të ri të syzeve inteligjente, të parat që janë gati për konsumatorin dhe që përfshijnë një ekran të integruar. Kreu ekzekutiv......