Shqipëria prezanton prioritetet e CEFTA 2026/ Ibrahimaj: Fokus tek tregtia pa barriera dhe integrimi me BE
Në një moment kyç për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, qeveria shqiptare ka prezantuar prioritetet e saj në krye të CEFTA-s për vitin 2026, duke vendosur fokusin tek lehtësimi i tregtisë rajonale dhe afrimi gradual me Tregun Unik Evropian. Nga Brukseli, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se Shqipëria synon një rajon më të ndërlidhur ekonomikisht, me më pak barriera kufitare dhe më shumë integrim digjital.
Gjatë Mbledhjes Ministrore mbi prioritetet e CEFTA 2026, Ibrahimaj theksoi se Shqipëria hyn në këtë mandat në një moment pozitiv për negociatat me Bashkimin Evropian, pas konfirmimit të përmbushjes së standardeve të ndërmjetme për Klasterin “Themeloret”. Sipas saj, ky zhvillim i hap rrugë avancimit të mëtejshëm të negociatave teknike, përfshirë edhe Kapitullin 30 që lidhet me tregtinë ndërkombëtare.
Në fokus të Kryesisë shqiptare të CEFTA-s do të jenë reduktimi i kohës së pritjes në kufi, avancimi i infrastrukturës digjitale, harmonizimi me standardet e Bashkimit Evropian dhe forcimi i koordinimit institucional ndërmjet vendeve të rajonit.
Ministrja Ibrahimaj vlerësoi gjithashtu rëndësinë e nismave si SEED+ dhe Green Lanes, të cilat synojnë të përshpejtojnë qarkullimin e mallrave në pikat kufitare. Një tjetër objektiv i prezantuar ishte harmonizimi i orareve të punës në dogana dhe mundësia e funksionimit 24 orë në disa pika strategjike kufitare.
Shqipëria rikonfirmoi mbështetjen edhe për njohjen reciproke të nënshkrimeve dhe vulave elektronike, si dhe rezultateve të testimit të produkteve, masa që synojnë të reduktojnë dokumentacionin fizik dhe të rrisin transaksionet digjitale në rajon.
Në kuadër të integrimit ekonomik rajonal, ministrja Ibrahimaj nënvizoi edhe rëndësinë e njohjes së kualifikimeve profesionale, si një mënyrë për të lehtësuar lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore dhe për të krijuar më shumë mundësi ekonomike për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
DIVA 2025, Tatimet nisin procedurat e rimbursimit për 34.263 përfitues
Në një njoftim në rrjetet sociale Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar nisjen e procedurës së rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1......
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të martë, 27 maj 2026, çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen......
670 milionë euro në skemën e pensioneve// 4-mujori, rritje me 1,535 në një dekadë. Faktorët që kanë ndikuar
Të punësuarit në vend kanë derdhur afro 66.8 miliardë leke apo rreth 670 milionë euro në arkën e shtetit si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe......
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin/ Spahiu: Njerëzit të reflektojnë më shumë për njëri-tjetrin
Besimtarët Myslimanë festuan këtë të mërkurë Kurban Bajramin, festën e dytë më të rëndësishme të kalendarit islam. Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në......
Energjia diellore u rrit me 44%/ 3-mujori, INSTAT: Centralet fotovoltaike prodhuan 254 gWh, 7% e totalit
Prodhimi i energjisë elektrike nga dielli u rrit gjatë 3-mujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e......
BE përcakton kriteret përmbyllëse për “Themeloret”/ Shqipëria avancon në procesin e integrimit europian
Bashkimi Europian dhe Shqipëria kanë hyrë në një fazë të re të negociatave të anëtarësimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1......
Sa vlejnë “review-t” për një hotel në Shqipëri? Topuzi: Komentet online po zëvendësojnë reklamat tradicionale
Pushuesit nuk zgjedhin më një hotel vetëm nga yjet apo reklamat. Në epokën dixhitale, janë komentet dhe vlerësimet online ato që po përcaktojnë suksesin ose......
Yield-i i bonove 12-mujore ngjitet në 2.57%/ Regjistrohet niveli më i lartë në muajt e fundit, qeveria rrit financimin
Yield-et e bonove të thesarit me maturim 12-mujor shënuan një tjetër rritje në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, duke sinjalizuar një......



