Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2025, 17:28

Shqipëria prezanton potencialin e saj natyror në tregjet arabe – Produktet “Made in Albania” në Dubai

Nga SCAN TV

Shqipëria prezanton potencialin e saj natyror në tregjet arabe –

Shqipëria po shpalos cilësinë dhe origjinën e saj unike në Panairin Ndërkombëtar “Organic & Natural Products” në Dubai, që zhvillohet nga 17–19 nëntor, një nga ngjarjet kryesore në rajon për produktet bio, organike dhe natyrale.

Pjesëmarrja e Shqipërisë, e koordinuar nga AIDA në bashkëpunim me MEI, është pjesë e strategjisë për zgjerimin e pranisë së produkteve shqiptare jashtë vendit dhe forcimin e diplomacisë ekonomike.

Në ditën e parë stenda e Shqipërisë pati nderin të mirëpriste H.E. Eng. Marwan Ahmed Bin Ghalita, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkisë së Dubait, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Emiratit dhe i Këshillit Suprem të Energjisë. Vizita e tij përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për punën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe AIDA-s në promovimin ndërkombëtar të bizneseve shqiptare.

Në pavijonin shqiptar po ekspozohen disa prej produkteve më të kërkuara të eksporteve tona:
 bimët mjekësore dhe aromatike,
 vajrat esencialë,
 vaji i ullirit extra i virgjër,
 lëngjet natyrale të frutave,
 uji i burimeve malore,
si edhe produkte të tjera të prodhuara me traditë dhe standarde të larta cilësie.

Shqipëria prezanton potencialin e saj natyror në tregjet arabe –

Këto produkte po tërheqin vëmendjen e vizitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke dëshmuar potencialin real të produkteve “Made in Albania” në tregjet globale.

Panairi shërben si një platformë e rëndësishme për takime B2B, krijimin e partneriteteve të reja dhe rritjen e eksporteve në tregje me kërkesë të lartë për produkte natyrore të certifikuara.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat