Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2025, 15:32

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”!

Nga SCAN TV

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me

Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e e madhe në Europë për teknologjitë e avancuara, bizneset inovatore dhe start up-et.

Me pjesëmarrjen e saj në “VivaTech 2025”, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit.

Ky është dhe misioni i fushatës “Innovation Now”, i mbështetur nga EU4Innovation dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim promovimin, në tregun kombëtar e ndërkombëtar, të ekosistemit të inovacionit shqiptar.

Në këtë skenë ndërkombëtare të inovacionit, po prezantohen katër aktorë kyç të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik: dy parqet teknologjike Durana dhe TEDA, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) dhe AIDA. 

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me

Në “VivaTech 2025”, Shqipëria jo vetëm që po prezanton projektet më të rëndësishme kombëtare, por edhe po ndërton ura bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtarë, start up-e dhe investitorë të mëdhenj.

E themeluar në vitin 2016 nga Publicis Groupe dhe Groupe Les Echos, VivaTech është kthyer në një pikë takimi të domosdoshme për liderët e së ardhmes.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat