Shqipëria prezantohet në FITUR Madrid me “Albania All Senses” — Ministri Gonxhja thirrje për zhvillim të turizmit gjithëvjetor!

Në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, prezantoi pavionin e Shqipërisë me konceptin “Albania All Senses” dhe nënvizoi rëndësinë e zgjerimit dhe profesionalizimit të ofertës turistike shqiptare.
Gonxhja theksoi se në pavion marrin pjesë agjenci turistike, tour operatorë, përfaqësues bashkish, artistë dhe aktorë të tjerë të fushave të kulturës, folklorit dhe artizanatit, si dhe ekipe të Ministrisë dhe agjencive shtetërore që merren me promovimin. Ai vuri theksin te nevoja për të shtrirë turizmin përtej sezonit veror dhe ofrimit klasik të plazhit, drejt një turizmi gjithëvjetor që përfshin evente, konference, spektakle dhe produkte destinacioni.
Ministri njoftoi se Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Agjencia e Bregdetit do të luajnë rol kryesor në promovimin digjital dhe ndërkombëtar të Shqipërisë, me synimin për të rritur vizibilitetin dhe rezervimet e hershme. Ai sqaroji se dy ditët e para të panairit shërbejnë kryesisht për negociimin e kontratave dhe mbylljen e porosive, që janë thelbësore për një planifikim më të mirë të sezonit dhe për rritjen e përqindjes së rezervimeve të paracaktuara.
Gonxhja bëri thirrje për investime të qëndrueshme dhe për një menaxhim më organik të ofertës turistike përgjatë gjithë vitit, me qëllim rritjen e kapaciteteve hoteliere dhe optimizimin e strukturave të mikpritjes. Ai ftoi vizitorët dhe partnerët të njohin dhe të duan Shqipërinë për autenticitetin dhe gamën e pasur turistike që ofron.
Në përmbyllje, ministri falenderoi stafin e Ministrisë, agjencitë dhe partnerët që organizuan pjesëmarrjen në FITUR dhe shprehu shpresën për një sezon turistik 2026 sa më të suksesshëm. Ai nënvizoi se panairi ofron mundësi të rëndësishme për takime biznesi, bashkëpunime ndërkombëtare dhe thellim të marrëdhënieve me partnerët globalë të turizmit.
Fjala e plotë e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja për çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid:
Mirëdita nga FITUR në Madrid, ku çelim pavionin e Shqipërisë me "Albania All Senses", me një numër agjensish, partnerësh, shoqatash që vijnë nga tour operator dhe nga gjithë ata që menaxhojnë turizmin në nivelin e shoqërive dhe të agjensive, nga më të mirat.
Kemi këtu me ne dhe artistë, kemi përfaqësues nga bashkitë, kemi ekipe që lidhen me promovimin e turizmit të vendit tonë, traditës, kulturës, folklorit, artizanatit. Kemi këtu natyrisht punonjës të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që janë këtu për fushat e tyre të përgjegjësisë, sepse turizmi gjithmonë e më shumë nuk është vetëm plazhi, deti, çadra apo rëra, por kemi shumë, shumë nevojë për të pasur një turizëm eventesh, për të pasur një turizëm destinacionesh, për të pasur një turizëm të spektakleve, për të pasur një turizëm të aktiviteteve të shumta të këtyre sektorëve që i përmbledh tashmë Ministria jonë e re.
Këtu kam kënaqësinë t'i kem edhe Agjensinë e Bregdetit dhe Agjensinë Kombëtare të Turizmit, që luan një rol kryesor dhe që do të luajë një rol kryesor në vijim në menaxhimin e promovimit të të gjitha formave të Shqipërisë dhe të destinacioneve shqiptare dhe që do të punojmë natyrisht shumë fort me agjensinë, me ekipin, me skuadrën që të kemi edhe promovim digjital, promovim virtual dhe promovim sa më të gjerë sa i takon një turizmi gjithëvjetor, me më shumë se sa vetëm sezonin e verës dhe me më shumë territor dhe me më shumë gjeografi, ku natyrisht, marrëdhënia me botën, marrëdhënia me partnerët e tjerë, me shtetet, për raste si ky i panairit FITUR, na japin mundësinë që të kemi takime biznesi, të kemi takime në nivel qeveritar, të kemi takime në nivel lokal vendor, të kemi takime në nivel të organizatave botërore, globale të turizmit apo që mbulojnë sektorët, në mënyrë që ne ta kemi rrjetin sa më të fortë sa i takon shkëmbimit të informacionit, sa i takon njohjes Shqipërisë, ndërkombëtarizimit dhe gjithçkaje që lidhet me dhënien e informacionit sa më atraktiv për botën, në raport me vendin tonë dhe një kurioziteti gjithmonë e më në rritje të të gjithë atyre që janë të interesuar të vizitojnë, të shpenzojnë për turizmin në Europë, të shpenzojnë për turizmin në Ballkan, që Shqipëria të jetë një nga destinacionet më të preferuara dhe një nga kërkesat më të larta për t'u për t'u parë dhe për t'u bërë pjesë e planeve të individëve të grupeve.
Ne do të punojmë fort për turizmin dimëror, për turizmin e konferencave, për turizmin e retrateve të organizatave sepse duhet të rrisim kapacitetet e hoteleve tona gjatë sezoneve për pjesën më të vështirë, që është ajo e pjesës së dimrit për ne dhe që ne duhet që t'i bëjmë investimet më të qëndrueshme dhe duhet t'i bëjmë më organike me të gjithë muajt e vitit dhe të kemi mundësinë që të përqëndrojmë mbështetjen tonë për promovimin e Shqipërisë dhe jo për të mbështetur thjesht mbijetesën e disa prej subjekteve apo për disa prej sektorëve që lidhen me turizmin. Kështu që unë ju ftoj të gjithëve që të jeni me sytë nga Madridi këto ditë. Në fund të javës, hapet panairi edhe për qytetarët e thjeshtë, edhe për individë të cilët duan të marrin informacion.
Dy ditët e para janë në nivel, siç e thashë, të kontratave të negocimit të marrëveshjeve të mbylljes së rezervimeve të shumë prej atyre, them bashkëpunimeve që Panairi i Madridit dhe FITUR njihet më shumë nga gjithë të tjerët, që është nga më të suksesshmit, sepse mbyllet numri më i lartë i kontratave, mbyllet numri më i lartë i porosive, gjë që i bën pastaj që ne të kemi një planifikim më të mirë të sezonit dhe të akomodimit në vendin tonë, ku e dimë që ne vuajmë, sepse kemi sot që flasim rreth dhjetë për qind të turizmit të planifikuar në kuptimin e rezervimeve, gjë që është një shifër që duhet patjetër të rritet, sepse më shumë planifikim do të thotë më shumë investime të qëndrueshme, më shumë programim dhe më shumë optimizim i kapaciteteve, i strukturave tona dhe i gjithë sistemit që lidhet me turizmin dhe me mikpritjen, ndoshta edhe kolegët e tjerë do ndajnë këtu në momente të ndryshme në takime, edhe me ju, edhe me publikun, edhe me informacione të ndryshme, do të jenë online të dhëna të tjera.
Ejani në Shqipëri, njiheni Shqipërinë, duajeni Shqipërinë për atë që ajo është autentike, është një eksperiencë e vërtetë, është një vend me shumë ofertë turistike dhe është një vend që jetohet bukur dhe është një vend që punohet bukur, është një vend që mund të jesh për turizëm, mund të jesh edhe për aktivitete të ndryshme. Këtu do të jemi edhe për të takuar deri dhe promotor të eventeve, siç e përmenda, dhe të bashkëpunimeve projekteve, të cilat do të kenë të bëjnë nga investimet deri tek projekte të cilat kanë të bëjnë me aktivitete në kalendarin tonë të spektakleve dhe të organizimit të festave të ndryshme në nivel rajonal, nivel kombëtar, nivel sezonal e të tjerë.
Unë ju përshëndes të gjithëve dhe falenderoj të gjithë ata që kanë punuar për Panairin, falenderoj të gjithë ata që janë këtu me ne, falenderoj të gjithë stafin, skuadrën MTKS, por edhe të agjensive që janë pjesë e sistemit tonë, falenderoj natyrisht ambasadorin tonë në Spanjë, falenderoj të gjithë ata që do të jenë me ne këto ditë dhe që do ndajnë me ne nga bashkitë dhe nga biznesi dhe nga operatorët turistikë, kohën e punës në Madrid për të pasur një sezon turistik 2026, më të mirin ndonjëherë. Faleminderit!
Policia paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që kërkojnë pagesa të rreme për gjobat e automjeteve
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se së fundi është konstatuar qarkullimi i mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme......
Sfidat për integrimin e tregut energjetik - Nga të drejtat e konsumatorëve, te varfëria energjetike. Masat që nevojiten
Vendi ynë duhet të ndërmarrë një sërë hapash për integrimin në tregun energjetik evropian, duke nisur nga të drejtat e konsumatorëve, varfëria energjetike......
Si ndikon konkurrenca e pandershme te bizneset formale? - Gjokutaj: Informaliteti prek drejtpërdrejt zgjerimin e aktivitetit
Sipas anketës së Këshillit të Investimeve, që nga viti 2017 e deri më sot, perceptimi i informalitetit në vend mbetet i qëndrueshëm dhe i lartë: 7 nga 10......
“Turizmi nxiti ekonominë shqiptare” - KE: Shembull stabiliteti çmimesh në rajon. Eksportet e mallrave vuajnë nga leku i fortë
Serbia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, tre ekonomitë më të mëdha në rajon, ruajtën përgjithësisht të njëjtin ritëm të zgjerimit ekonomik në tremujorin......
AMF bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për forcimin e tregjeve financiare jo-bankare në Shqipëri
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po bashkëpunon ngushtësisht me ekspertët e Departamentit Amerikan të Thesarit përmes zyrës së tij të asistencës......
Investimet përballë sfidave strukturore - Çfarë duhet bërë për përmirësimin e klimës së biznesit?
Bizneset në Shqipëri vijojnë ta perceptojnë klimën e të bërit biznes si të ndikuar ndjeshëm nga disa faktorë kyç, të cilët mbeten sfida të vazhdueshme për......
Davosi, i “pushtuar” nga tensionet gjeopolitike - Europa, e bashkuar kundër planit të Trump për të aneksuar Groenlandën
Këtë javë, qindra udhëheqës të lartë politikë nga e gjithë bota, përfshirë gati 65 krerë shtetesh dhe qeverish, janë mbledhur në Davos, për takimin vjetor të......
Bankat më “bujare” me kredinë ndaj biznesit - BSH: Individët përballen me kushte më të forta dhe kërkesa më të larta për kolateral
Bankat po tregohen më dorëlëshuara në dhënien e kredive për biznesin. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e......


