Shqipëria Postuar më 2 Tetor 2025, 11:27

“Shqipëria po vrapon për anëtarësimin në BE” - Kryeministri Rama, në Kopenhagen: Diella po funksionon më së miri

Nga Fabjona Pasho

“Shqipëria po vrapon për anëtarësimin në

Teksa merr pjesë në Samitin e Përbashkët të Komunitetit Politiko-Europian, kryeministri Edi Rama I’u përgjigj interest të gazetarëve ndërkombëtarë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu I qeverisë tha se Shqipëria ka bërë përparim në shumë fusha, ndërsa Europa duhet të mësojë nga Shqipëria.

“Ne nuk po ecim, ne po vrapojmë. Po vrapojmë shumë shpejt. Ne do të jemi gati shumë shpejt dhe ju takon të mëdhenjve në sallë që mos presin më, por të na përqafojnë.

Po, kemi qenë objekt i sulmeve kibernetike, por sot kemi një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Europë. Ne vazhdojmë të jemi objekt i këtyre sulmeve kibernetike nga Irani dhe jemi tërë kohën duke luftuar që mos kemi shkelje të sigurisë sonë.

Be mund të mësojë shumë nga Shqipëria: për të vepruar si një e tërë, për të arritur një konvergjencë të gjithçkaje për sigurinë.

Ka shumë ecejake kur vjen fjala tek informacionet dhe të dhënat. Ajo që është më e rëndësishme, jo vetëm që të përforcohet aspekti ushtarak, por edhe që të ketë një plan paqeje europian.”

Rama iu përgjigj edhe interestit për veprimtarinë e ministres virtuale, duke thënë se kritikat janë gjë e mirë, por deri më tani, përdorimi I saj ka funksionuar më së miri.

“Kjo është diçka e re dhe si çdo risi i duhet të përballet me kritika, që është gjë e mirë. Por kemi prova deri tani, që funksionon dhe funksionon shkëlqyer.

Nisi si asistente virtuale për shërbimet publike për qytetarët dhe ka ndërvepruar me afro 1 mln persona. Pra për 1 mln ndërveprime dhe shërbime dhe ka lëshuar 36 mijë dokumente deri tani me vulën digjitale.

Së dyti po punon për transpozimin e legjislacionit europian me legjislacionin tonë, në kuadër të integrimit.

Së treti po përparon për të punuar me tenderat publikë. Kritikat janë të mira, por ajo është shumë e mirë.”

Kryeministri ndodhet në Kopenhagen prej ditës së mërkurë, ku zhvilloi takime edhe me liderët europianë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat