Shqipëria Postuar më 29 Mars 2025, 11:28

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës -Nga Kosova, Greqia e Maqedonia. Në 2023 erdhën mbi 1,900 ton libra

Nga Hamit Yzeiraj

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës -Nga Kosova,

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të importeve të librave dhe revistave nga autorë të huaj. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit 2023 janë importuar rreth 1,900 ton libra, duke arritur nivelin më të lartë në pesë vitet e fundit. Krahasuar me vitin 2019, importet janë rritur me 63%, një trend që reflekton kërkesën në rritje për botime ndërkombëtare.

Ky ndryshim është i dukshëm edhe në Bibliotekën Kombëtare, e cila vetëm gjatë muajit janar të këtij viti ka shtuar në fondin e saj 13 tituj të rinj nga autorë të huaj. Shumica e këtyre botimeve vijnë nga vendet fqinje si Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke treguar një interes të shtuar për literaturën e rajonit dhe për autorët e huaj në përgjithësi.

Por ndërsa importet e librave vazhdojnë të rriten, edhe eksportet kanë shënuar një rekord të ri. Shqipëria nuk është më vetëm një konsumator i letërsisë së huaj, por po shndërrohet edhe në një eksportues të rëndësishëm të librave dhe revistave. Gjatë vitit 2023, vendi eksportoi 843 ton libra, me një vlerë prej 370 milionë lekësh. Në pesë vitet e fundit, eksportet në sasi janë trefishuar, duke treguar një dinamikë të re në tregun e botimeve shqiptare.

Një tjetër tregues i rëndësishëm është vlera monetare e librave të importuar, e cila arriti në 3.2 miliardë lekë në vitin 2023, me një zgjerim prej 16% krahasuar me vitin paraardhës

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat