Shqipëria Postuar më 15 Shkurt 2025, 11:10

Shqipëria, pjesë e iniciativës evropiane për mbrojtjen ajrore- Angazhim dhe në operacionet e NATO-s “FOCOPS” në Mesdhe

Nga Alida Lula

Shqipëria, pjesë e iniciativës evropiane për mbrojtjen

Shqipëria dhe Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky Shield Initiative–ESSI).

Nënshkrimi i këtij memorandumi e bën Shqipërinë pjesë të një mekanizmi të rëndësishëm evropian të sigurisë në fushën e mbrojtjes,

duke e çuar në 23 numrin e shteteve pjesëmarrëse në këtë përpjekje.

Shqipëria, pjesë e iniciativës evropiane për mbrojtjen

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili nënshkroi edhe memorandumin në emër të qeverisë shqiptare, bëri të ditur se vendi jonë i bashkohet kështu nismës gjermane, duke synuar forcimin dhe mbrojtjen ajrore e raketore të Evropës, përmes pajisjeve dhe sistemeve të përbashkëta.

Gjithashtu, qeveria ka miratuar dhe vendimin për angazhimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në një mision jashtë vendit si  pjesë e misionit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) “FOCOPS”, në detin Mesdhe. Misioni i anijes të klasit “Iliria”, e kompletuar me 21 ushtarakë të Forcave të Armatosura, përfshin patrullimin, zbulimin detar, dhënien e ndihmës, njohjen e situatës detare, identifikimin, verifikimin dhe ndalimin e objekteve detare, në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s. Anija do të ruajë varësinë në nivel kombëtar dhe do të raportojë periodikisht për mbarëvajtjen e misionit.

Shqipëria, pjesë e iniciativës evropiane për mbrojtjen

Kohëzgjatja e angazhimit në operacionin e NATO-s “FOCOPS” është deri më 31 dhjetor 2028, me një periudhë shërbimi deri në 21 ditë në vit, e cila fillon të llogaritet nga data e dërgimit të anijes në këtë operacion.




 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat