Shqipëria Postuar më 21 Korrik 2026, 17:47

Shqipëria, pjesë e “Best Tourism Villages 2026”/ Gonxhja: Thesar i identitetit kombëtar

Nga Alida Lula


Shqipëria është bërë sërish pjesë e “Best Tourism Villages 2026”, iniciativë e Organizatës Botërore të Turizmit që vlerëson fshatrat ku trashëgimia kulturore, natyra dhe zhvillimi i qëndrueshëm ecin paralelisht.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili vlerësoi se kjo nismë promovon modele të turizmit rural që ruajnë identitetin lokal, si dhe fuqizojnë komunitetet duke mbështetur ekonominë locale.
Ministrit Gonxhja, tha se Shqipëria vijon të dëshmojë se fshatrat e saj, janë thesar i identitetit kombëtar me trashëgiminë e pasur.
 
“Me trashëgiminë e saj të pasur kulturore materiale dhe jomateriale, peizazhet e mrekullueshme natyrore, traditat e gjalla dhe mikpritjen autentike, Shqipëria vijon të dëshmojë se fshatrat e saj janë një thesar i identitetit kombëtar dhe një nga asetet më të çmuara të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, duke prezantuar denjësisht vlerat shqiptare në një nga iniciativat më të rëndësishme ndërkombëtare të sektorit”- shkruan Gonxhja.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat