Shqipëria përmirëson “notën” e arsimit në 2025/ Niveli i kënaqësisë rritet lehtë, por vendi mbetet poshtë mesatares së Ballkanit Perëndimor
Kënaqësia e qytetarëve shqiptarë me shërbimet arsimore ka shënuar një rritje të lehtë gjatë vitit 2025, sipas të dhënave më të fundit nga Securi Meter për Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Shqipëri, niveli i kënaqësisë është rritur nga 24% në vitin 2024 në 27.6% këtë vit, duke sinjalizuar një perceptim disi më pozitiv të publikut ndaj cilësisë dhe aksesueshmërisë së arsimit në vend.
Edhe pse ky përmirësim tregon një tendencë pozitive, Shqipëria vijon të renditet poshtë mesatares rajonale, e cila në vitin 2025 qëndron në 35.9%. Në nivel rajonal, perceptimi për shërbimet arsimore ka mbetur kryesisht i qëndrueshëm krahasuar me vitin e kaluar. Shkalla e kënaqësisë në Ballkanin Perëndimor ka pësuar vetëm një rënie minimale, nga 36.1% në 35.9%, ndërsa pakënaqësia ka rënë nga 29.6% në 28.4%. Ky stabilitet tregon se përpjekjet për reformim të sektorit arsimor kanë dhënë rezultate të kufizuara dhe se ndryshimet perceptohen ende ngadalë nga qytetarët.
Në këtë kontekst, Shqipëria renditet pas vendeve si Kosova, e cila kryeson rajonin me nivelin më të lartë të kënaqësisë prej 43.7%, si dhe pas Maqedonisë së Veriut, e cila ka shënuar rritjen më të ndjeshme gjatë vitit 2025. Megjithatë, rritja e regjistruar në Shqipëri e dallon vendin nga disa shtete të tjera të rajonit, si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, ku kënaqësia me arsimin ka pësuar rënie.
Të dhënat sugjerojnë se Shqipëria ndodhet në një fazë përmirësimi gradual të perceptimit publik ndaj arsimit, por progresi mbetet i brishtë. Rritja e investimeve, përmirësimi i kushteve të punës për mësuesit dhe përshtatja e kurrikulave me nevojat e tregut të punës mbeten faktorë kyç për rritjen e qëndrueshme të kënaqësisë në vitet në vijim.
SHBA plan pagese për miliardat që i detyrohet OKB Guterres/ Organizata me 193 vende pranë "kolapsit të afërt financiar"
Bashkuara brenda pak javësh, tha ambasadori i SHBA-së në organizatën botërore, ndërsa theksoi nevojën që OKB të vazhdojë reformat. Mike Waltz i bëri komentet......
Trump kërcënon me tarifa vendet që bëjnë biznes me Iranin/ Irani: Bisedimet mes dy vendeve në Oman një "fillim të mirë"
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që mund të vendosë një tarifë prej 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin.......
SHBA masa drastike ndaj ilaçeve për humbje peshe/ Trump publikoi faqe të re interneti për ilaçe të lira me recetë
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha të premten se do të ndërmarrë veprime kundër ofruesit të tele-shëndetësisë Hims & Hers për pilulën e saj......
Gara e IA në sektorin publik, Europa mbetet pas/ Qeveritë evropiane, qasje e kujdeshme që shmang rreziqet
Franca renditet e fundit në një indeks të ri global të përvetësimit të inteligjencës artificiale. Gati gjysma e nëpunësve të saj publikë që nuk e kanë......
Itali, Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos dhe Kortinës/ Tensionet politike shfaqen në ceremoninë e hapjes në San Siro
Italia hapi Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos dhe Kortinës të premten me një ceremoni elegante dhe plot ngjyra që festoi historinë, artet dhe modën e......
Roli global të euros dhe siguria ekonomike e BE/ 16 shkurt, ministrat e Eurozonës takohen për borxhin
Ministrat e financave të eurozonës do të diskutojnë më 16 shkurt se si të nxisin rolin global të monedhës europiane dhe të forcojnë sigurinë ekonomike të......
Maqedonia e Veriut - "Safe City", sw shpejti kamera sigurie edhe në Strugë e Ohër
Sistemi “Safe City” së shpejti do të funksionojë në Ohër dhe Strugë, me instalimin e gjithsej 40 kamerave të trafikut që do të zbulojnë shkeljet dhe do të......
Lufta e Trump kundër drejtësisë globale, stafi i gjykatave dhe OKB-ja përballë sanksioneve terroriste
Sanksionet e Trump ndaj ekspertes së OKB-së, Francesca Albanese, dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale ngrinë asetet dhe ndërprenë hetimet për krime lufte.......


