Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2026, 14:50

Shqipëria përfiton 6 milionë euro, forcim i konkurrueshmërisë - CBAM, mundësi drejt tregut të BE-së për industrinë shqiptare

Nga Alida Lula

Shqipëria përfiton 6 milionë euro, forcim i
Shqipëria pritet të përfitojë rreth 6 milionë euro, fonde që mund të mbështesin procesin e përshtatjes së industrisë, investimet në teknologji të gjelbra dhe zhvillimin e një ekonomie më të qëndrueshme.

Mekanizmi i Rregullimit të Karbonit në Kufi, i njohur si CBAM, është një nga reformat më të rëndësishme të Bashkimit Europian për të siguruar konkurrencë të ndershme në treg dhe për të nxitur prodhimin me emetime më të ulëta të karbonit.

Ky mekanizëm synon të vendosë të njëjtat standarde mjedisore për produktet e importuara në Bashkimin Europian, duke inkurajuar kompanitë të investojnë në teknologji më të pastra dhe procese më të qëndrueshme të prodhimit.

Për Shqipërinë, CBAM përfaqëson një mundësi të rëndësishme, pasi krijon kushte për modernizimin e industrisë, rritjen e konkurrueshmërisë së eksporteve shqiptare dhe afrimin e mëtejshëm me standardet europiane. Zbatimi i këtij mekanizmi do të ndihmojë bizneset shqiptare të përgatiten për kërkesat e tregut europian dhe të forcojnë pozicionin e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë, CBAM nuk është vetëm një sfidë për bizneset, por edhe një mundësi konkrete për zhvillim ekonomik, rritje të konkurrueshmërisë dhe avancim të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat