Shqipëria, për herë të parë me një ligj për lobimin/ Rregullohet veprimtaria e personave që duan të ndikojnë në vendimmarrjen publike

Është publikuar për konsultim publik projektligji “Për Lobimin”, një nismë e re që synon të vendosë për herë të parë në Shqipëri rregulla të qarta për mënyrën se si individët, organizatat apo grupet e interesit mund të ndikojnë në vendimmarrjen publike.
Ky ligj ka për qëllim të garantojë transparencë, integritet dhe llogaridhënie në proceset politike dhe administrative, duke krijuar një kuadër ligjor që ndalon ndikimet e fshehta apo të padrejta mbi institucionet shtetërore.
Projektligji parashikon ngritjen e një Regjistri të posaçëm të Lobimit, ku çdo person fizik apo juridik që ushtron veprimtari lobuese duhet të regjistrohet zyrtarisht. Regjistri do të administrohet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe do të jetë publik, në mënyrë që qytetarët, mediat dhe institucionet të mund të shohin se kush lobon, për kë dhe me çfarë qëllimi.
Nëpërmjet këtij mekanizmi, synohet të parandalohet çdo ndikim i paligjshëm apo konflikt interesi, si dhe të rritet transparenca në proceset e politikëbërjes. Ligji detyron lobistët të raportojnë periodikisht mbi aktivitetet, kontratat dhe burimet e financimit, ndërsa përfituesit e lobimit mbajnë përgjegjësi të përbashkët për saktësinë e informacionit të deklaruar.
Projektligji është pjesë e paketës “Antikorrupsion”, e cila synon forcimin e integritetit publik dhe përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.
Ndër masat e parashikuara, përfshihen edhe ndalime për ish-zyrtarët publikë që kanë pasur funksione vendimmarrëse, të cilët nuk mund të ushtrojnë veprimtari lobimi për një periudhë dyvjeçare pas largimit nga detyra. Gjithashtu, ligji ndalon çdo formë shpërblimi të lidhur me rezultatin e lobimit dhe parashikon gjoba deri në 500 mijë lekë për shkelje të detyrimeve ligjore.
Miratimi i këtij ligji do të ndihmojë në forcimin e integritetit institucional, do të ulë mundësitë për korrupsion dhe do të rrisë besimin e qytetarëve në shtet dhe në proceset demokratike.

Si ndryshuan balancat e monedhës europiane kundrejt atyre kombëtare? Shqipëria dhe Polonia me zhvlerësim, ndërsa në Turqi me rritjen më të fortë
Gjatë vitit 2024, monedha e Bashkimit Europian, euro, ka përjetuar luhatje të ndjeshme kundrejt valutave vendase në disa vende të Europës dhe më gjerë.......
''Sfidat e ekonomisë, klimës dhe teknologjisë''/ Rama në Dialogun Global të Berlinit: BE ka sot nevojë për Ballkanin Perëndimor
Zhvillohet në Berlin forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes. I pranishëm ishte dhe......
Zgjedhja e furnizuesit të energjisë/ Kuvendi, ERE-s: Promovoni platformën e krahasimit të çmimeve, siguron konkurrencë
‘’Enti Rregullator i Energjisë duhet të zhvillojë fushata promovuese për funksionimin e Platformës së Krahasimit të Çmimeve të energjisë në tregun e lirë”.......
Si do hetohen krimet kibernetike? Masat/ Struktura të posaçme dhe manuale të reja për bizneset
Përballja me zhvillimin e vrullshëm teknologjik në Shqipëri dhe krimet kibernetike, kërkon zhvillimin dhe forcimin e aftësive teknike, ligjore dhe......
Maqedonia e Veriut, 150 mln USD për mbrojtjen/ Investimi britanik synon ndërtimin e një fabrike në shërbim të industrisë
Kompania britanike e konsulencës për mbrojtje dhe siguri, Burstock, planifikon të investojë rreth 150 milionë dollarë në Maqedoninë e Veriut, duke ndërtuar......
Shkollat në ''lupë'', s’ka më telefona në klasa/ Rregulla të reja për mësuesit dhe “Art e Zeje” për nxënësit
Nga Fieri me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe të Zyrave Arsimore Vendore, ministrja e arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi një......
Qeveria miraton tarifën e transmetimit të informacionit të udhëtimit/ 200 lekë për pasagjer, çfarë duhet të dinë kompanitë e transportit?
Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos tarifën për transmetimin e informacionit të udhëtimit, e cila do të paguhet nga kompanitë e transportit që......
Thellohet më tej deficiti tregtar në Kosovë/ Mbi 21%, rreth 100 milionë euro më shumë se vitin e kaluar
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë se në muajin shtator 2025 është shënuar një deficit tregtar prej 21,2% në raport me të njëjtën......





