Shqipëria, pa taksa për pensionistët nga jashtë - Projektligji, të ardhurat nga pensionet përjashtohen nga tatimi

Qeveria synon kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar rezidence për pensionistët e huaj dhe diasporën shqiptare, duke nxitur atë që quhet “ekonomi e argjendtë”.
Në projektligjin e depozituar për diskutim në Komisionet Kuvendore për ndryshime në “ligjin për tatimin mbi të ardhurat”, propozohet që të ardhurat nga pensionet dhe shpërblimet e tjera të ngjashme, të përfituara nga një shtet i huaj, sipas legjislacionit të atij shteti, nga individë, të cilët janë rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale.
Ky propozim vjen si një përgjigje e nevojshme ndaj dinamikave të reja demografike dhe ekonomike në rajon, në kushtet e një konkurrence të fortë për tërheqjen e rezidentëve me të ardhura të qëndrueshme nga vendet e zhvilluara. Në këtë kontekst, projektligji citon se heqja e barrierave tatimore për pensionet e përfituara jashtë vendit i jep Republikës së Shqipërisë një avantazh strategjik.
Propozimi i këtij projektligji dërgon një sinjal të qartë dhe ftesë për diasporën shqiptare, pasi ky përjashtim tatimor shërben si një instrument efikas stimulues për t’i inkurajuar ata, që vitet e pensionit t’i kalojnë në atdhe.
Sipas dokumentit, të ardhurat nga pensionet e huaja përfaqësojnë një kategori të ardhurash të qëndrueshme dhe të parashikueshme, zakonisht të përfituara nga sisteme pensionale të vendeve të Bashkimit Evropian ose OECD-së. Përjashtimi nga tatimi mbi këto të ardhura e bën më tërheqës nga pikëpamja fiskale Shqipërinë si vend rezidence, si dhe sjell rritje të shpenzimeve lokale (qira, shërbime, ushqim, shëndetësi private, turizëm).
Për më tepër, pensionistët e huaj konsiderohen si blerës potencialë të banesave, investitorë të vegjël në shërbime dhe turizëm dhe në këtë këndvështrim përjashtimi i propozuar synon të rrisë sigurinë financiare për vendosje afatgjatë dhe të stimulojë investime private, pa nevojë për incentiva direkte buxhetore. Ky konsum krijon efekt shumëzues në ekonomi, duke gjene duke gjeneruar të ardhura indirekte për buxhetin (TVSH, taksa lokale, kontribute indirekte).
Duke qenë se këto të ardhura nuk janë përfituar nga skema shqiptare e sigurimeve shoqërore dhe këta persona nuk kanë kontribuuar historikisht në sistemin vendas, projektligji vlerëson se përjashtimi nga tatimi nuk krijon barrë shtesë mbi buxhetin e sigurimeve shoqërore apo detyrime afatgjata për shtetin shqiptar. Kjo bën që ky propozim të mos ketë rrezik buxhetor, krahasuar me përjashtime të tjera tatimore.
Nga pikëpamja makroekonomike, ekonomia vendase pritet të përfitojë ndjeshëm. Ardhja e këtyre rezidentëve do të rrisë konsumin, investimet në pasuri të paluajtshme dhe kërkesën për shërbime, të cilat gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për shtetin përmes tatimit mbi vlerën e shtuar dhe taksave të tjera të konsumit.
30 milionë dollarë në orë - Shifra që fituan kompanitë e naftës nga lufta në Iran
100 kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit në botë fituan më shumë se 30 milionë dollarë çdo orë në muajin e parë të luftës SHBA-Izrael në Iran. Saudi......
Dobësohet sërish Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan pas rikuperimit që regjistroi ditën e djeshme e ka nisur ditën negativisht duke u blerë sot me 80.7 lekë dhe duke u shitur me 82 lekë edhe......
Lufta nuk ndikon në ekonominë e Kinës - Rritet më shumë sesa pritej në tremujorin e parë
Ekonomia e Kinës u rrit më shpejt se sa pritej në tremujorin e parë të vitit, pavarësisht trazirave globale të shkaktuara nga lufta SHBA-Izrael me Iranin.......
Gati ulja e taksës mbi energjinë elektrike - Lufta me Iranin nxit propozimin e BE-së
Taksat e energjisë elektrike mund të ulen sipas një propozimi të ri të BE-së për të kompensuar ndikimin e luftës së Iranit në çmimet e energjisë. Një......
FMN paralajmëron vendet - “Hiqni dorë nga subvencionet e gjera të karburantit”
Lufta në Lindjen e Mesme ka intensifikuar presionet mbi një situatë fiskale globale tashmë të brishtë, me norma më të larta interesi dhe rritje të çmimeve të......
SHBA, eksportues neto i naftës - Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, si rrjedhojë e luftës me Iranin
SHBA-të u shndërruan në një eksportues neto të naftës së papërpunuar javën e kaluar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa dërgesat u rritën......
Ndryshon kredia e butë për fermerët, zv.ministri Guri: Ndërhyrje për kohëzgjatjen e fondin limit
Qeveria po planifikon ndryshime në skemën e Kredisë së Butë për fermerët, që është një prej instrumenteve financiare në mbështetje të agrobiznesit. Gjithçka......
VISA sjell në Shqipëri “She’s Next”, iniciativa globale mbështet gratë dhe vajzat sipërmarrëse
Në ambientet e “The Plaza Tirana”, Visa, lider global në pagesat digjitale, në partneritet me bankën BKT, solli për herë të parë në Shqipëri iniciativën......


