Shqipëria nis prodhimin e municioneve këtë vit! - Vengu: Kemi 6 kontrata gati. Uniforma, mjete taktike dhe emergjence “Made in Albania”

Këtë vit, Shqipëria do nisë prodhimin e municioneve, uniformave, mjeteve taktike dhe emergjencave.
Në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, gjatë diskutimeve për projektligjin “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se prodhimet e para “Made in Albania” do fillojnë këtë vit, ndërsa janë në përfundim të negociatave me gjigantin italian Fincantieri për prodhimin dhe riparimin e anijeve.
“Jemi në përfundim të negociatave me Fincantierin për ringritjen e kantierit detar të Pashalimanit në bashkëpunim me gjigantin italian, për të pasur mundësi jo vetëm të prodhojmë anijet tona, jo vetëm t’i mirëmbajmë, por dhe të prodhojmë dhe riparojmë mjete për nevojat e aleatëve. Presim që produktet e para Made in Albania për 3 prej nënprodukteve që përmenda, mjetet taktike, të emergjencave, uniformat dhe municionet, prodhimet e para të fillojnë këtë vit. Tashmë kemi hyrë në fazën që duam të sigurojmë zinxhirin e furnizimit të qëndrueshëm për të gjitha nënproduktet në mënyrë që të jemi në përputhje dhe me standardet e NATO-s”, tha Vengu.
Ai u shpreh se janë nënshkruar 6 kontrata me operatorë privatë për prodhimin e municioneve dhe mjeteve të tjera të nevojshme.
“Kemi 6 kontrata të nënshkruara aktualisht për krijimin e 6 kompanive të përbashkëta shtet-privat përmes kompanisë KAYO dhe 6 operatorëve privatë. 6 kontratat parashikojnë prodhimin e municioneve, mjeteve dhe pajisjeve personale, uniformave, armatimit të lehtë, dronëve, sistemeve antidronë dhe mjeteve të emergjencave civile”, theksoi Ministri.
Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes po bën rishikimin strategjik të mbrojtjes 2026, një dokument që buron nga angazhimet e Shqipërisë në samitin e NATO-s, buxheti i mbrojtjes dhe industria si risi. Vengu u shpreh se duhet ripozicionuar strategjia jonë në disa aspekte.
12.4 mln të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 2025-ës/ Europa Jugore kryesoi fluksin e turistëve përgjatë vitit
Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT për muajin Dhjetor, rezulton senë territorin e Shqipërisë kanë hyrë rreth 1.5 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj,......
Rreth 23 mijë shqiptarë dolën çdo ditë nga vendi/ Toka, ajri apo deti, cila është mënyra më e preferuar e udhëtimit?
Në vitin 2025, 8.5 milion dalje nga territori të shqiptarëve e vendosin vendin tonë në një ritëm lëvizjeje të jashtëzakonshëm. Ky është tregues i një......
Dy realitete: perimet i mbulojnë importet, frutat jo/ Shqipëria prodhon për eksport, por konsumon fruta të shtrenjta nga importi
Në vitin 2025, importet e zarzavateve dhe rrënjëve të ngrënshme arritën në rreth 4.35 miliardë lekë, ndërsa në peshë kapën 69.4 mijë ton. Këto nivele janë më......
Rrugët, monitorim me kamera - Gati rregullat për sistemet inteligjente të trafikut, informim mbi situatën në kohë reale
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhëzimin që përcakton mënyrën se si do të zbatohen sistemet inteligjente të transportit në të gjithë......
Sa para “prishin” shqiptarët? - 1 nga 5 kartëmonedha rezulton çdo vit e dëmtuar
Paraja fizike qarkullon intensivisht në Shqipëri, por konsumohet me shpejtësi. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të përpunuara nga SCAN, rezulton......
Tregtimi i energjisë Shqipëri - Kosovë/ ALPEX, 287.3 mln lekë për ngritjen e platformës: Forcon transparencën dhe konkurrencën
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ALPEX ka shpallur kompaninë fituese të që do të ngrejë Platformën e Tregtimit Elektronik për Shqipërinë dhe Kosovën,......
Integrimi në BE, Mali i Zi plotëson 64% të detyrimeve - Në qershor Samitit BE – Ballkani Perëndimor mbahet në Podgoricë
Gjatë vitit 2025 janë realizuar 64% e detyrimeve të vendosura për rrugën e anëtarësimit në BE. Këtë deklarim ka bërë Qeveria e Malit të Zi në kuadër të......
Porti i Durrësit, në 2025 u përpunuan 6.3% më shumë mallra - Intensifikim i aktivitetit portual, eksportet dhe importet në rritje
Porti i Durrësit ka përmbyllur vitin 2025 me tregues pozitivë në drejtim të përpunimit të mallrave dhe aktivitetit detar, duke konfirmuar rolin e tij......


