Shqipëria Postuar më 28 Maj 2026, 11:48

Shqipëria ngjitet në renditjen e transparencës së shpenzimeve tatimore sipas GTETI 2026

Nga Scan TV

Shqipëria ngjitet në renditjen e transparencës së

Shqipëria ka përmirësuar pozicionimin e saj në renditjen e Global Tax Expenditures Transparency Index – GTETI v.2.1, një indeks ndërkombëtar që synon të masë nivelin e transparencës dhe cilësinë e raportimit të shpenzimeve tatimore në vende të ndryshme.
Shqipëria është renditur në vendin e 48-të sipas këtij Indeksi, ndër 116 vende të përfshira në vlerësim, me 51.73 pikë (nga 100), nga vendi i 74 që renditej më parë, duke konfirmuar progresin e bërë në forcimin e transparencës fiskale dhe përmirësimin e qeverisjes së financave publike.
Ky vlerësim reflekton përparimin e Shqipërisë në:

-Forcimin e kuadrit ligjor për raportimin e shpenzimeve tatimore;
-Rritjen e transparencës dhe publikimit periodik të të dhënave mbi shpenzimet tatimore;
-Përmirësimin e metodologjive të raportimit dhe monitorimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
-Rritjen e llogaridhënies fiskale, si pjesë e reformave për modernizimin e administrimit të financave publike.
-Rezultati i arritur përfaqëson një tregues të rëndësishëm të përkushtimit për ndërtimin e politikave fiskale më transparente, më efikase dhe më të orientuara drejt standardeve europiane të qeverisjes ekonomike.


Ky vlerësim ndërkombëtar konfirmon progresin e Shqipërisë në avancimin e transparencës fiskale dhe mbështet objektivin strategjik të afrimit me praktikat më të mira të vendeve të Bashkimit Europian.
Ministria e Financave do të vijojë punën për të konsoliduar më tej analizën e shpenzimeve tatimore dhe vlerësimin e ndikimit të përjashtimeve fiskale, me synimin për të forcuar efikasitetin e politikave publike dhe përdorimin sa më të mirë të burimeve financiare në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Global Tax Expenditures Transparency Index (GTETI) është një indeks ndërkombëtar që mat transparencën dhe cilësinë e raportimit të shpenzimeve tatimore (tax expenditures), si lehtësitë, përjashtimet apo incentivat tatimore që ndikojnë në të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Indeksi vlerëson praktikat e vendeve në pesë dimensione kryesore: disponueshmërinë publike të informacionit, kuadri institucional, metodologjinë e raportimit, cilësinë e të dhënave përshkruese dhe vlerësimin e ndikimit ekonomik e fiskal të lehtësive tatimore.
Versioni i përditësuar GTETI v2.1, në Maj 2026, ka sjellë disa risi në vlerësim, me qëllim forcimin e koherencës së brendshme dhe qëndrueshmërisë së vlerësimeve. Ky version solli kritere më të forta vlerësimi, me fokus te cilësia e raportimit; peshë më të madhe për analizën e ndikimit të përjashtimeve fiskale; standardizim më të lartë të metodologjisë, për krahasim më të drejtë mes vendeve; si dhe theks më të madh te transparenca publike dhe aksesueshmëria e informacionit.  Këto ndryshime e bëjnë vlerësimin më rigoroz dhe rezultatin e Shqipërisë më domethënës në krahasim ndërkombëtar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat