Shqipëria, nën “rrotat” aziatike - 66 mijë makina të reja, Gjirokastra “frenon” e fundit
Nëse ka një gjë që shqiptarët duket se nuk e negociojnë, ajo është dëshira për makinat dhe siç po rezulton, edhe për makinat koreane. Sipas të dhënave më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në vetëm 8 muaj janë regjistruar plot 66,521 mjete të reja në Shqipëri.
Autoveturat përbëjnë thelbin e këtij “fluksi rrugor” me 54,624 regjistrime, ndërsa pjesa tjetër përfshin gjithçka nga motorrë e traktorë, deri te kamionët e automjetet për transport, duke sjellë një mozaik prej 31 llojesh mjetesh dhe 603 markash të ndryshme.
Muaji më "i ngarkuar" për regjistrimet ka qenë pikërisht korriku, jo vetëm për temperaturat e larta, por edhe për numrin rekord të mjeteve të regjistruara, mbi 10 mijë. Në anën tjetër të medaljes, shkurti është treguar më i kursyer, me “vetëm” 6 mijë regjistrime.
Në pistën e qarkut më të motorizuar, Tirana lë prapa të gjithë rivalët, duke regjistruar 27,870 mjete vetëm në këtë periudhë. Durrësi ndjek nga larg me 10,348, ndërsa Gjirokastra “frenon” e fundit, me një numër modest prej 805 mjeteve të regjistruara.
Po kush i zotëron këto mjete?
Shifrat tregojnë se shqiptarët i qëndrojnë besnikë pronësisë individuale, me 77.5% të regjistrimeve që vijnë nga qytetarë të thjeshtë, ndërsa vetëm 22.5% janë nga biznese apo subjekte të tjera.
Plot 14 mijë mjete të regjistruara vijnë nga Korea, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të besueshmërisë dhe popullaritetit të markave si Hyundai apo Kia.
Italia dhe Gjermania janë pothuajse baraz, me një diferencë të vogël prej rreth 300 automjetesh, ndërsa Zvicra dhe SHBA plotësojnë pesëshen e parë, me mbi 5 mijë mjete secila.
Të gjitha këto shifra janë tregues i një parku mjetesh që po rritet shpejt, por edhe i një vendi që gjithnjë e më shumë po kërkon komoditet, lëvizshmëri dhe ndoshta edhe stil rrugor.

Plan masash për fillimin e vitit të ri shkollor - Policia, në gatishmëri pranë institucioneve arsimore
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet arsimore publike......

Pse rritja ekonomike greke “ushqen” inflacionin? - Shkak, konsumi i lartë, qiratë në rritje dhe turistët e pasur
Performanca e mirë e ekonomisë greke është mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe rritja e turizmit, veçanërisht nga vizitorët me të ardhura të larta. Por......

Super të pasurit po zgjedhin Italinë - Politikat stimuluese dhe taksat e favorshme tërheqin miliarderët
Italia, një destinacion i përhershëm i të pasurve dhe të famshmëve, po tërheq një valë të re të individëve ultra të pasur, që kërkojnë të përfitojnë nga një......

Britania mund të kursejë 5 mld paund në vit për energjinë - Heqja e impianteve me gaz nga tregu do të ulë faturat për familjet, bizneset
Qeveria britanike mund t'u kursejë përdoruesve të energjisë deri në 5 miliardë paund në vit duke reformuar tregun e energjisë elektrike. Sipas një......

Spanjë, sezoni turistik nuk njeh kufij - Mirëpriti 11 milionë vizitorë në korrik. Pritet fluks i lartë edhe në shtator
Spanja po tejkalon sërish rekordet në sektorin e turizmit. Të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave tregojnë se vendi priti 11 milionë......

Trump paralajmëron tarifa për çipet - Masat do të synojnë kompanitë që nuk zhvendosin prodhimin në SHBA
Presidenti Donald Trump deklaroi se administrata e tij do të vendosë tarifa për importet e gjysmëpërçuesve nga kompanitë që nuk e zhvendosin prodhimin në......

“Evropa, në prag të krizës energjetike” - Goldman Sachs: Rreziku vjen nga rritja e kërkesës, mungesa e investimeve
Evropa rrezikon të përballet me një krizë të re të energjisë elektrike nëse nuk investohen afërsisht 3 trilionë euro gjatë dekadës së ardhshme. Ky është......

Green Coast vendos Shqipërinë në hartën e investitorëve edhe përtej kufijëve
Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë në hartën ndërkombëtare të turizmit dhe investimeve, duke tërhequr vëmendjen e aktorëve globalë. Përveç bukurive......