Shqipëria në qendër të zhvillimit të Ekonomisë Kreative në Ballkanin Perëndimor
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Kotor, Mali i Zi shënoi një moment kyç për të ardhmen e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të rajonit. Në kuadër të Procesit të Berlinit, u shpall zyrtarisht Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative, me pjesëmarrjen e disa prej figurave më të rëndësishme britanike në këtë fushë, përfshirë Dame Karen Pierce – e Ngarkuara e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Kate Ewart Biggs – Zëvendës CEO dhe Drejtore për Operacionet Ndërkombëtare në British Council, si dhe John Newbigin OBE – Ambasador për Ekonominë Kreative pranë Kryetarit të Bashkisë së Londrës.
Shqipëria u përfaqësua në këtë forum të rëndësishëm nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, i cili theksoi vizionin e qartë të Shqipërisë për të ndërtuar një model zhvillimi të qëndrueshëm që ndërthur kulturën, teknologjinë, inovacionin dhe sipërmarrjen, duke e pozicionuar vendin tonë si një lidere rajonale në ekonominë kreative.
Ekonomia kreative nuk është më një sektor alternativ, por një motor real zhvillimi, që bashkon industri si filmi, muzika, dizajni, botimi, teknologjia digjitale, arti pamor dhe prodhimi multimedial.
Në nivel europian, kjo ekonomi kontribuon me 4% të PBB-së dhe gjeneron mbi 12 milionë vende pune. Nëse Shqipëria arrin të përshtasë këtë model, vendi mund të gjenerojë 600–700 milionë euro shtesë në ekonomi dhe mbi 70 mijë vende të reja pune.
Prandaj, mbështetja për sektorët kreativë është rritur ndjeshëm. Shqipëria ka ndërtuar një kalendar të pasur festivalesh ndërkombëtare, ngjarjesh tematike dhe programesh kulturore e inovative, të cilat jo vetëm nxisin turizmin dhe fuqizojnë ekonominë lokale, por e pozicionojnë vendin me dinjitet në hartën kulturore dhe ekonomike të Evropës.
Fondi i parë i kësaj Pakete do të lëvrohet menjëherë, ndërsa raundi i dytë i financimit do të shpallet në tetor, gjatë Konferencës së Procesit të Berlinit në Londër . Mbështetja do të përfshijë gjithashtu kontributin e Bankës Botërore, përmes një Plani për Punësimin e të Rinjve në sektorët e kulturës dhe inovacionit.
Ky është një moment kryesor për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Shqipërinë – një mundësi për të investuar në kapitalin njerëzor, për të çuar përpara një model ekonomik të ri, dhe për të afirmuar identitetin dhe energjinë kreative të rajonit tonë në skenën ndërkombëtare.

Nxehtësia ekstreme dhe ngrohja globale - Shkencëtarët paralajmërojnë për rekorde të reja deri në 2030
Shkencëtarët paralajmërojnë për nxehtësi rekord, ekstreme dhe një rrezik në rritje për tejkalimin e pragjeve kryesore të ngrohjes globale deri në vitin 2030.......

Pasiguri për emetimet e gazrave serrë! - BE: Jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat e klimës deri në vitin 2030
Bashkimi Europian është në rrugën e duhur për të arritur objektivat e tij klimatike deri në vitin 2030, por mbetet pasiguria mbi ambiciet e bllokut për të......

Diaspora dhe investitorët, ‘motori’ i ri i zhvillimit ekonomik - Katiaj e Alku: Ura mes kapitalit të huaj dhe turizmit elitar
Potenciali i madh që mbart Shqipëria, po e kthen vendin në një destinacion me rritje për investime të huaja. Në studion e emisionit GDP në SCAN tv, Elisabeta......

Rreth 610 mln lekë transaksione bankare nga telefoni - BSH: Në tremujorin e parë, home banking u përdor më shumë se në 2024
Në fund të tremujorit të parë, transaksionet përmes home banking pësuan një rënie të lehtë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pagesat......

Gati 500 milionë lekë për Fermën Didaktike Valias - Hapet tenderi për ndërtimin e parkut multifunksional në kuadër të “100 fshatrave”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e një modeli të integruar të zhvillimit në formën e një parku multifunksional me temën......

Humbjet e energjisë ranë me 1.1% - Përmirësimi i treguesit erdhi nga sistemi i transmetimit, shpërndarja në rritje
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë 3-mujorit të parë 2025 në raport me të njëjtën periudhë një vit më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i......

Fundi i pushimeve të lira verore? - Eksperiencat luksoze po bëhen gjithnjë e më të paarritshme!
Ditët e të ashtuquajturave "udhëtime hakmarrjeje" që filluan pas pandemisë, sipas të gjitha gjasave, kanë mbaruar. Pas izolimit të gjatë në vendet e tyre të......

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025
Trendet në botën digjitale ndryshojnë vazhdimisht, duke sjellë risitë më të fundit në jetën e përditshme të përdoruesve. Tashmë, pjesa më e madhe e njerëzve......