Shqipëria, në projektin e BE për pronësinë intelektuale - Laknori: Pa mbrojtje të markave, bizneset humbasin konkurrueshmërinë

Shqipëria bëhet pjesë e projektit të ri “EU4IP” të Bashkimit Evropian për pronësinë intelektuale, një nismë që synon forcimin e mbrojtjes së markave, patentave, dizajneve industriale dhe të drejtave të autorit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nisma pritet të mbështesë institucionet shqiptare me asistencë teknike, shkëmbim ekspertize dhe përafrim të mëtejshëm të legjislacionit me standardet europiane. Për eksperten , ky projekt lidhet drejtpërdrejt edhe me procesin e integrimit europian dhe harmonizimin e Shqipërisë me kapitujt e negociatave.
“EU4IP”, është një nga projektet e fundit, i lançuar nga Komisioni Europian madje dhe nga CEFTA, dhe përgëzojmë DPPI dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit si nismëtare të kësaj fushe kaq të madhe dhe me kaq vlerë. Shkon në harmoni dhe me kapitullin 7 të integrimit dhe të harmonizimit të në vazhdën e 33 kapitujve. Gjithashtu shkon mbarë dhe me rritjen dhe me bashkëpunimin rajonal, sepse vetë CEFTA promovon bashkëpunimin rajonal për vendet që janë para aderimit në BE,” tha Albana Laknori, Eksperte e Pronësisë Industriale dhe Intelektuale.
Sipas ekspetes Laknori, afrimi me tregun europian do ta bëjë këtë proces edhe më të domosdoshëm, pasi kompanitë shqiptare do të përballen me rregulla më të forta konkurrence dhe me standarde më të larta mbrojtjeje.
“Gjithashtu e vlerësoj edhe për vetë bizneset. Ne po i afrohemi BE-së, në mënyrë të pakthyeshme bizneset duhet të mësojnë që prona intelektuale mbrohet, prona intelektuale nuk vidhet. Në të gjitha marrëdhëniet që do kenë në të ardhmen me kompanitë rajonale dhe europiane do shfaqen problematika në mungesën e konkurrueshmërisë nëse ato nuk e kanë të mbrojtur. Kështu që edhe ne këtë projekt e shohim si një promovim të pronësisë intelektuale, një edukim të biznesit për të mbrojtur çdo gjë që ata prodhojnë,” shtoi ajo.
Për Shqipërinë, ndikimi pritet të jetë i drejtpërdrejtë në përmirësimin e klimës së biznesit, mbrojtjen e investitorëve dhe nxitjen e sipërmarrjeve që bazohen te inovacioni, kreativiteti dhe konkurrueshmëria.
I njëjti produkt, çmim më të lartë në Shqipëri se Evropë - Ciko: Të ardhurat tona nuk përputhen me kostot e produkteve ushqimore
Ju ka ndodhur ndonjëherë gjatë udhëtimeve tuaja në Evropë, që të futeni në një supermarket dhe të gjeni produkte si në Shqipëri, por me çmime dukshëm më të......
Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten në Shqipëri/ Paga, transporti dhe makineritë, faktorët kryesorë që po shtrenjtojnë projektet
Sektori i ndërtimit në Shqipëri ka vijuar të përballet me rritje të kostove edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave më të fundit nga......
Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale
Administrata Tatimore i bën thirrje tatimpaguesve të plotësojnë kushtet ligjore dhe të aplikojnë brenda datës 5 qershor 2026 për lidhjen e marrëveshjes së......
“Ruajtja e natyrës nuk do të thotë moszhvillim” - Rama: Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë arkitektë ndërkombëtarë
Tirana ka zhvilluar këtë të enjte edicionin e dytë të festivalit të arkitekturës “Bread&Heart”. Kryeministri, Edi Rama, i pranishëm në aktivitet foli për......
Gati 30% e qytetarëve informohen nga rrjetet sociale/ Google vijon të mbetet burimi më i përdorur i informacionit
Shqiptarët vazhdojnë të mbështeten kryesisht te motorët e kërkimit për të gjetur informacion në internet, ndërsa chatbot-et e inteligjencës artificiale......
Në Shqipëri, mosha po rritet po aq shpejt sa kalon koha/ Në vetëm 11 vite, mosha mediane e popullsisë u rrit nga 34.7 në 45 vjeç
Shqipëria po përjeton një nga transformimet më të shpejta demografike në Europë. Në vetëm 11 vite, mosha mediane e popullsisë është rritur nga 34.7 vjeç në......
Legalizimet, miratohen 2994 vendime në maj - ASHK: Pa sportele fizike, formalizimi i pronave vijon
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë muajit maj janë miratuar gjithsej 2994 vendime legalizimi, duke vijuar procesin e formalizimit të......
Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas/ Kufizime të përkohshme të qarkullimit pranë Kthesës së Kamzës
Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në segmentin pranë Kthesës së Kamzës do të përballen me kufizime dhe devijime të përkohshme të trafikut, për shkak të......



