Shqipëria në piedestal, Rama: Pjesëmarrja në Panairin e Turizmit në Berlin, ngjarje e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama e cilësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin e Turizmit në Berlin si një ngjarje të madhe për vendin tonë. Rama tha në podcasting e tij javor se Shqipëria në atë Panair u vu në pjedestal.
“Një moment i rëndësishëm i kësaj jave ishte edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin më të madh ndërkombëtar të turizmit në botë, ai i Berlinit, i cili këtë vit shënoi edhe 60-vjetorin e tij. Nëse ju kujtohet, vjet Shqipëria u ftua në Berlin si vendi, i cili u vu në piedestal.
Çdo vit ka një vend që vihet në piedestal dhe që në njëfarë mënyre është bashkëmikpritësi i panairit.
Këtë vit nga data 3 deri më 5 mars, Shqipëria u riprezantua në atë panair si destinacioni autentik mesdhetar, përmes konceptit “Albania All Senses”, duke sjellë një panoramë të pasuruar të asaj që ishte prezantimi ynë i parë në atë panair: natyrë e jashtëzakonshme, histori unike, përvoja autentike, trashëgimi kulturore, në një vend që po rritet si aktor në industrinë e turizmit me ritme të shpejta.
Me mbi 100 mijë pjesëmarrës nga rreth 190 vende të botës, panairi i Berlinit mbetet një nga skenat më të rëndësishme globale të turizmit, dhe fakti që Shqipëria, jo vetëm hyri në atë panair, por edhe vazhdoi të tërheqë këtë vit shumë interesim, është një mesazh i qartë se sezoni që po vjen do të jetë një sezon ende më i suksesshëm. Dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve të një tufe ditëzinjsh dhe punëzinjsh, siç thoshte dhe siç nuk i bie fjalë në tokë avokat Ngjelës, numrat rekord të Shqipërisë do të konsolidohen,” tha Rama.
8 Marsi përtej luleve/ Gratë shqiptare në shifra: përparim, por jo barazi e plotë
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, statistikat tregojnë se gratë në Shqipëri po fitojnë gjithnjë e më shumë hapësirë në arsim dhe vendimmarrje, por sfidat......
Korridori i VIII, punimet ecin normalisht/ Rama: Projekt strategjik, në rrjetin europian të rrugëve
Punimet në Korridorin e VIII po vijojnë normalisht në të gjithë gjatësinë e tij prej 35 kilometrash, përjashtuar aksin në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”,......
Karakaçi: Do ndërtohet rruga alternative. Punimet për Korridorin VIII vijojnë me ritmetë kënaqshme
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektuan aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Në fjalën e tij,......
Kryeministri Rama inspekton aksin Librazhd - Prrenjas: Rrëshqitje nga faktor gjeologjik
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas. Rama deklaroi se situata është përdorur për spekulime dhe manipulime në......
Ministri Hoxha takim me Ambasadorin Gonzato: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha takoi Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. Në një postim në X, Hoxha jep detaje mbi takimin. "Kur bëhet fjalë për çështjet......
Koflikti ka rritur primet e sigurimeve detare/ Një prim rreziku lufte për anije ka shkuar 7.5 mln dollarë
Ndërsa konflikti në Gjirin Persik zgjerohet, primet e sigurimit detar për mbulimin e luftës po rriten - në disa raste me më shumë se 1000%. Ky është një......
Bankingu digjital po transformon shërbimet financiare/ Qytetarët e bizneset gjithnjë e më shumë drejt kanaleve online
Përdorimi i shërbimeve bankare online po fiton gjithnjë e më shumë terren në Shqipëri. Të dhënat e fundit tregojnë se qytetarët dhe bizneset po zgjedhin......
Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri? Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues
Sa nxënës ka për çdo mësues në gjimnazet shqiptare? Ky është një tregues që pasqyron jo vetëm sa të mbushura janë klasat, por edhe sa mbështetje mund të......


