Shqipëria Postuar më 2 Mars 2026, 22:34

Shqipëria në Panairin e Turizmit në Berlin, Gonxhja pjesë e Ministerialit të UN Tourism

Nga SCAN TV

Shqipëria në Panairin e Turizmit në Berlin, Gonxhja pjesë e

Edhe këtë vit Shqipëria do të jetë pjesë e Panairit të Turizmit ITB Berlin. Në prag të hapjes së tij, Ministri I Turizmit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit organizuar nga UN Tourism. Në një prononcim të shpërndarë në rrjetet sociale pas ministerialit Gonxhe tha se Shqipëria edhe këtë vit do të prezantohet me një pavijon dinjitoz dhe me një përfaqësim të gjerë. “Shqipëria aktive edhe në ministerialin e ministrave të turizmit, të rreth 40 shteteve sot këtu në Berlin, me rastin e panairit më të madh në nivel global për turizmin, ku ne marrim pjesë me një pavion shumë të bukur, ku do të kemi një pjesëmarrje shumë të madhe të gjithë tur operatorëve, edhe të institucioneve edhe të bashkive, edhe të organizatave të ndryshme që lidhen me turizmin. Që nga nesër do të kemi një dy ditësh shumë interesant sa i takon promocionit mbi të gjithë destinacionet tona. Edhe tema e ministerialit ku sapo mora pjesë, i kushtohej destinacioneve të reja, pra potenciali dhe performance e tyre, ku Shqipëria, është natyrisht e tëra si një destinacion shuma atraktiv në rajon por edhe me gjithë të rejat e veta vjen në Berlin, edhe për të gjithë kolegët me të cilët fola, por edhe për tur operatorët dhe mediat nga gjithë vendet e botës me oferta interesante dhe me një tregim shumë interesant për natyrën, për traditën, për kulturën, për trashëgimninë, për mikpritjen tonë, për gjithë bukuritë e vendit tonë dhe për gjithë bekimin që vendi jonë përfaqëson në klimë dhe në industrinë e mikpritjes të turizmit”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat