Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2025, 13:19

Shqipëria, në “hartën e kuqe” sizmike? - Probabiliteti për t’u prekur nga tërmetet është rritur

Nga Hamit Yzeiraj

Shqipëria, në “hartën e kuqe” sizmike? -

Rajoni i Ballkanit duket më i rrezikuar se kurrë nga tërmetet, sipas gjetjeve të një grupi ekspertësh dhe pedagogësh të specializuar në sektorin e rrezikut sizmik dhe ndërtimit. Për këtë arsye, ata janë vënë në lëvizje për të forcuar kulturën e parandalimit dhe menaxhimit të rrezikut.

“Në rastin e Shqipërisë, dua të theksoj se nga 60 tërmete të raportuara, vetëm gjysma kanë ndodhur në shekujt e fundit. Ky fakt tregon se numri i tërmeteve të forta historike që mund të prekin Shqipërinë ndoshta është nënvlerësuar” – u shpreh Neritan Shkodrani.

Sipas diskutimeve në forumin "Risku sizmik dhe zvogëlimi i tij", ekspertët nënvizuan se qytetet më të rrezikuara nga tërmetet janë Tirana, Durrësi, Vlora dhe Elbasani duke rritur ndjeshëm koeficientin e përgjithshëm të rrezikut sizmik për vendin.

“Probabiliteti për ndodhinë e një tërmeti, bazuar në historikun sizmik të vendit, është nga mesatar në të lartë. Për këtë arsye, i gjithë kuadri ligjor për mbrojtjen civile nis me vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë” – theksoi Etleva Bajrami.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia që ndërtimet e reja në Shqipëri të bëhen duke respektuar standardet e qëndrueshmërisë ndaj tërmeteve.

U soll si shembull Japonia, një vend i prekur shpesh nga tërmete të fuqishme, por që falë strukturave të sigurta, rrallë përballet me dëme të mëdha materiale.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat