Shqipëria në Forbes - Green Coast Hotel, simbol i një riviere që po zbulohet
Prestigjiozja Forbes i ka kushtuar Shqipërisë një artikull të veçantë, duke e cilësuar si “sekretin më të bukur të Mesdheut”, një vend i nënvlerësuar për dekada, por që sot po rizbulohet nga udhëtarët më kërkues.
Në fokus të këtij zbulimi është Riviera Shqiptare, dhe veçanërisht Green Coast Hotel në Palasë, një destinacion që përfaqëson më së miri transformimin e turizmit shqiptar.
Pjesë e koleksionit prestigjioz MGallery nga Accor, Green Coast Hotel sjell në Shqipëri një concept “High End” të qetë, të natyrshëm dhe të rafinuar. Me arkitekturë që respekton peizazhin dhe përvoja të ndërtuara mbi mirëqenien, ai po tërheq vëmendjen ndërkombëtare.
Forbes shkruan se ajo që e bën Shqipërinë ndryshe, është pikërisht ajo që mungon: turma, resortet masive dhe komercializimi i tepruar. Teksa nuk lë pa përmendur edhe mikpritjen e vendasve.
Me investime të reja dhe rritje të interesit ndërkombëtar, pyetja që mbetet është: sa gjatë do të mbetet kështu? Për tani, Shqipëria dhe Green Coast janë ftesa për të zbuluar një Mesdhe të paimagjinuar.

Punësimi i të huajve: Rreth 86 mijë aplikime deri më sot në e-Albania!
Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson......

Vengu: Qendër Rajonale e Emergjencave Civile në Bushat
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Bushat, ku ish-reparti i ndërlidhjes do të rindërtohet tërësisht për t’u shndërruar në Qendrën Rajonale të......

Certifikimi global GAP i produkteve/ AZHBR: Financim 50% i kostove për fermerët!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, publikoi listën e 25 përfituesve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, për masën 7: Implementimi dhe......

Ethet e Nilit Perëndimor “mbërrijnë” në Itali - Një rast në kryeqytet dhe dy raste të dyshuara në Latina
Rasti i parë i Etheve të Nilit Perëndimor është konfirmuar në Itali dhe dy raste të tjera të dyshuara po presin ende hetime të mëtejshme. Infeksioni i një......

Ekskluzive/ Cilat janë subjekte në “shënjestër” për faturat? - Binaj: Aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin, synohet rritja e sigurisë ushqimore
Administrata tatimore ka nisur një aksion në terren për t’u siguruar që të gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale në vend, të blihen me faturë. Në një......

Ndërhyrje në Tunelin e Krrabës - ARRSH bën gati tenderin, ka deformim rruge në të dy tubat
Tuneli i Krrabës, në autostradën Tiranë - Elbasan do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve për riparimin e defekteve në dyshemenë e tij. Autoriteti Rrugor Shqiptar e......

Yield-i i bonove 12-mujore, “në rënie të lirë” - Ulja e normës bazë të interesit ndikoi në tkurrjen e tij në ankandin e fundit
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një tjetër rënie. Në ankandin e zhvilluar këtë javë, yeld-i mesatar i......

Bashkëpunim mes Universitetit të Tiranës dhe Kievit - Hoxha: Mundësi reciproke për të shkëmbyer studiues, studentë, profesorë
Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Ndërkombëtar Europian i Kievit, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi arsimor dhe kërkimor. Qëllimi i kësaj......