Shqipëria në epiqendër të turizmit rajonal/ A rrezikon të përballet me krizën e mbizhvillimit?

Shqipëria po përjeton rritje të jashtëzakonshme të turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Mesdhe. Sipas një analize të publikuar nga Travel and Tour World, vendi priti mbi 11.7 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2024 dhe gati 12.4 milionë në 2025, një shifër që përfaqëson një rritje të fortë krahasuar me periudhën para pandemisë, kur në vitin 2019 numëroheshin rreth 6.4 milionë turistë. Ky zhvillim e ka kthyer turizmin në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, duke kontribuar me rreth një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe duke gjeneruar miliarda euro të ardhura.
Rritja lidhet me kombinimin e çmimeve konkurruese, vijës bregdetare tërheqëse në Adriatik dhe Jon, si edhe me trashëgiminë kulturore të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë qytete dhe zona të mbrojtura nga UNESCO.
Megjithatë, suksesi po shoqërohet me shqetësime serioze për mbingarkesën urbane dhe dëmtimin e mjedisit. Zhvillimi intensiv në disa zona bregdetare ka ngritur alarmin për erozionin dhe humbjen e ekosistemeve natyrore, ndërsa zona të ndjeshme si Parku Kombëtar i Butrintit përballen me presion në rritje nga fluksi turistik dhe ndërtimet.
Artikulli ngre pikëpyetjen nëse Shqipëria do të arrijë ta menaxhojë këtë boom pa rrezikuar burimet natyrore që e bën kaq tërheqëse. Sfida për vitet në vijim, mbetet balancimi mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së qëndrueshme të territorit, në mënyrë që rritja rekord e 2024-ës, të mos kthehet në krizë në të ardhmen.
Përballë rritjes së vrullshme të fluksit turistik dhe debateve mbi mbindërtimin në zonat bregdetare, qeveria shqiptare ka prezantuar strategjinë “Touristic Albania 2030”, një plan afatgjatë që synon ta kthejë zhvillimin e turizmit drejt një modeli më të qëndrueshëm dhe të balancuar. Kjo nismë parashikon rishikim të politikave të planifikimit urban, forcim të kontrollit mbi lejet e ndërtimit dhe vendosjen e standardeve më të qarta për projektet që prekin zonat ekologjikisht të ndjeshme, veçanërisht në vijën bregdetare dhe në hapësirat e mbrojtura.
Si të merrni vendimin e duhur për rivlerësimin e pasurisë? Rreziqet dhe kostot që mund të vijnë nga procesi
Qytetarët ndodhen përpara dilemës nëse duhet të bëjnë rivlerësimin e pasurive të tyre apo jo dhe cilën metodë të zgjedhin për të rritur vlerën e pronës? Një......
Tregtia, sektori i “preferuar” i bankave për financim/ BSH: Lista mbetet e njëjta, por bizneset e nisin vitin me më pak kredi
Bizneset shqiptare e kanë nisur vitin 2026 me më pak kredi krahasuar me fundin e vitit të kaluar, por me të njëjtën hartë sektorësh dominues. Sipas të......
Si të rritet cilësia e ndërtimeve? Roshi: Instituti i Ndërtimit ka përgjegjësinë kryesore
Në rritje shqetësuese janë aksidentet në punë, ku sektori i ndërtimit po shënon numrin më të lartë të rasteve me fatalitet. Sipas të dhënave të Inspektoratit......
Trump konfirmon përfshirjen e SHBA-së në sulmin ndaj Iranit/ Iraku mbyll hapësirën ajrore ndërsa Izraeli sulmon Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump postoi një video tetë-minutëshe në platformën e tij të rrjeteve sociale, “Truth Social” duke konfirmuar se SHBA-ja ishte e......
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit, gjendje emergjence në Tel Aviv/ MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes
Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” ndaj Iranit, duke rindezur përplasjen mes dy vendeve për herë të dytë brenda më pak se një viti. Ministri izraelit i......
Rehabilitimi i Sheshit “Nënë Tereza, muze dhe një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë
Pamja e Sheshit “Nënë Tereza” do të ndryshojë përsëri. Në vendimin e saj të fundit qeveria ka ngarkuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për kryerjen e......
Lista e zezë e bixhozxhinjve, ja vendimi që u miratua së fundi nga qeveria
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka vendosur të krijohet një regjistër elektronik ku të përfshihen të gjithë personat, për të cilët është vendosur......
Treguesit e transportit, në Kosovë në 2025 u rrit numri i fluturimeve dhe udhëtarëve
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2025 është rritur numri i fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me vitin 2024. ASK njofton se......


