Shqipëria në BE, sa do të paguajë dhe sa do të përfitojë? Në buxhetin e Unionit do të derdhet një kontribut, por përfitimet pritet të jenë më të larta
Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare nuk kanë vetëm një marrëdhënie merr, por edhe jep. Anëtarësimi do t'i japë mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga fondet e BE, por njëkohësisht vendi duhet të derdhë një kontribut të caktuar në buxhetin e Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, Ministria e Financave ka hartuar një projektligj që përcakton konkretisht procedurat se si do të përllogaritet ky kontribut.
Kontributi monetar i Shqipërisë në BE duhet të jetë sa 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Për të garantuar mbledhjen e parave për kontributin do të ngrihet Komiteti Kombëtar për Kontributin Kombëtar në BE që kryesohet nga Ministri i Financave.
Paratë për kontributin do të sigurohen nga burimet tradicionale vetjake të Shqipërisë (që përfshijnë të ardhurat që rrjedhin nga detyrimet doganore të Tarifës së Përbashkët Doganore dhe nga detyrimet e tjera të vendosura ose që do të vendosen nga institucionet e Bashkimit Evropian për tregtinë me vendet e treta, si dhe nga detyrimet doganore për produktet që rregulloheshin nga Traktati për themelimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut), do të sigurohen nga burimi i bazuar në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), burimin e bazuar në të ardhurat kombëtare bruto, burimin e bazuar në mbetjet e paketimeve plastike që nuk riciklohen. Administrata Doganore, Administrata Tatimore, Instituti i Statistikave dhe Ministria e Mjedisit duhet të prezantojnë rregullisht raporte mbi këto burime.
Interesat e vonesës, penalitetet dhe detyrimet e tjera financiare që lindin nga mospërmbushja në afat e detyrimeve ndaj Bashkimit Evropian evidentohen dhe raportohen veçmas.
Pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të dhënat, dokumentacioni dhe proceset që lidhen me administrimin e Burimeve të Veta i nënshtrohen verifikimit dhe kontrollit nga institucionet kompetente të Bashkimit Evropian.
Shqipëria mund të jetë një prej vendeve që do të përfitojë më shumë nga fondet evropiane sesa kontribuon në buxhetin e Unionit, të paktën në fazat e para të anëtarësimit. Përfitimet pritet të jenë shumë më të mëdha se kontributi.
Mbi 129 milionë lekë tarifa financiare nga ankesat në KPP/ 42.4 milionë lekë do të depozitohen në Buxhetin e Shtetit
Mbi 129 milionë lekë janë arkëtuar në 7 muaj nga Komisioni i Prokurimit Publik si tarifa financiare të vendosura në kuadër të procedurave të prokurimit të......
Kryeministri Rama: Toka që ndau me dhunë investitorët fqinjë do të shpronësohet, kthehet në ullishte
Fund historive të konfliktit për pronat dhe mesazh për të gjithë investitorët që administrojnë e zhvillojnë asete turistike. “Nuk mund të cënohet me sjellje......
Autostrada Elbasan-Rrogozhinë/ ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit, nis asfaltimi i 15 km
Punimet në 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po shkojnë drejt përfundimit. Sipas përditësimit më të fundit të Autoritetit......
Interneti “dominon” shtëpitë shqiptare - AKEP: Rritet numri i abonimeve për Wi-Fi, ndërsa telefonia tradicionale vijon rënien
Interneti përmes rrjeteve fikse po fiton gjithnjë e më shumë përdorues në Shqipëri, ndërsa telefonia fikse vijon të humbasë terren. Të dhënat më të fundit të......
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? - Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve
Zgjatja e sezonit turistik përtej muajve të verës mbetet një nga sfidat kryesore për sektorin e turizmit. Përtej nevojës për të shtuar aktivitetin gjatë......
Plane të reja për transportin e qëndrueshëm/ Nyjet urbane TEN-T duhet t’i miratojnë deri në fund të 2027-ës
Qytetet shqiptare që do të përcaktohen si nyje urbane të rrjetit trans-evropian të transportit do të duhet të hartojnë dhe miratojnë Planet e Qëndrueshme të......
Bizneseve u kthehen në llogari 82 milionë euro TVSH - Shtatë mujori/ Qershori regjistron shifrën më të lartë, ulet koha e përpunimit të kërkesave
Bizneset kanë marrë mbrapsht përmes procesit të rimbursimit të TVSH-së rreth 7.6 miliardë lekë apo 82 milionë euro në 7 muaj. E ndarë sipas muajve, vihet re......
Importet kushtojnë më pak në tremujorin e dytë/ Çmimet pothuajse të pandryshuara, rënia më e fortë te energjia
Çmimet e produkteve industriale të importuara kanë vijuar të mbeten të qëndrueshme në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke shënuar një rënie të lehtë në......

