Shqipëria merr drejtimin e Forest Europe - Rama: Nga prerjet e paligjshme te udhëheqja europiane për pyjet

Shqipëria është zgjedhur me votë unanime në krye të Forest Europe për mandatin 2026-2030, duke marrë stafetën nga Suedia në organizatën më të rëndësishme paneuropiane për pyjet dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Në “Shënimet e Javës”, Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një moment historik për vendin, duke theksuar se një zhvillim i tillë do të ishte i paimagjinueshëm një dekadë më parë.
“Ky është një vendim që ka një domethënie të veçantë. A mund të imagjinohej Shqipëria në krye të kësaj organizate 10 vjet më parë, kur në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme dhe pyjet priteshin pa kontroll?”, u shpreh Rama.
Kryeministri nënvizoi se zgjedhja e Shqipërisë është rezultat i politikave të ndjekura për mbrojtjen e mjedisit, zgjerimin e zonave të mbrojtura dhe ruajtjen e ekosistemeve natyrore.
Sipas tij, një tjetër lajm i rëndësishëm është edhe përfshirja e liqenit të Shkodrës në biosferën e UNESCO-s, çka përforcon pozicionin e Shqipërisë si një vend që po fiton vlerësim ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së natyrës.
“Fakti që Shqipëria merr sot drejtimin e Forest Europe me mbështetjen e vendeve si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të na thotë diçka për transformimin që ka ndodhur në vend”, deklaroi Rama.
Shqiptarët investojnë në shtëpi, por jo në sigurimin e saj - Tregu i sigurimit të pronës mbetet shumë herë më i vogël se ai i vendeve të tjera
Shqiptarët vazhdojnë të sigurojnë shumë pak pronën e tyre krahasuar me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Të dhënat nga raporti më i fundit i......
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve: Nafta deri në 190 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të shtunë, më 6 qershor 2026, në......
Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027
Nis zyrtarisht kërkimi i operatorit që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve në linjën Tiranë–Durrës–Rinas, duke hedhur një tjetër......
Euro prek minimum të ri historik - E mbyll javën në 95.24 lekë. Pritet më shumë presion gjatë verës
Euro ka vijuar tendencën në rënie në tregun e brendshëm valutor, duke mbyllur javën në nivelin më të ulët historik prej 95.24 lekësh. Sipas të dhënave......
Kosova shkon në zgjedhje të dielën - Vendi përballet me 3 skenarë të mundshëm, BE thirrje për marrëveshje
Kosova do të zhvillojë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të dielën, që janë të tretat në 18 muajt e fundit, pasi partitë politike nuk arritën një......
Si po ndikon Grancia Rinore në punësim? - Hoxha: Duhet koordinim, interesi nga të rinjtë është i lartë
Së fundmi, qeveria qeveria ka miratuar ndryshime në vendimin që rregullon zbatimin e Strategjisë së Punësimit dhe Aftësive, duke zgjatur planin e Garancisë......
BE, më pak karburante fosile të importuara - Shifrat që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme
Bumi i energjisë së rinovueshme në Evropë ka ndihmuar në mbrojtjen e kontinentit nga çmimet në rritje të naftës dhe gazit - të cilat mbeten të paqëndrueshme......
Greqia, 15% taksë mbi fitimet nga kriptovalutat? - Qëllimi është të përfshihen në kodin tatimor të vendit
Greqia po përgatit legjislacionin për të vendosur një taksë prej 15% mbi fitimet kapitale mbi kriptovalutat, thanë për Reuters dy zyrtarë qeveritarë me......



