“Shqipëria, me qendër rajonale për kërcënimet hibride” - Tafa: Objektiv, përballimi më i mirë i sulmeve dhe rritja e kapaciteteve profesionale

Shqipëria do të krijojë një qendër rajonale në fushën e kërcënimeve hibride. Kështu është shprehur Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa, ku sipas tij hub-i do të garantojë një mbrojtje më të madhe ndaj këtyre kërcënimeve.
Në muajt e fundit ka pasur një rritje të sulmeve kibernetike, por ato janë parandaluar me sukses nga sistemet e mbrojtjes. Kjo rritje e sulmeve kibernetike nuk është shoqëruar me ndikim në infrastrukturë dhe ekonomi theksoi Tafa.
“Ne tentojmë të ngremë një qendër e cila do të ndahet ose mbahet në 3 shtylla, në shtyllën e implementimeve teknologjike, duke përballuar dhe duke kuptuar se si teknologjia mund të përballojë në mënyrë teknologjike kërcënimet që vijnë nga inteligjenca artificiale, nga teknologjia quantum, nga teknologjitë e tjera të shfrytëzimit të OT etj, dhe shtylla e dytë është operacionale që përfshin të gjithë zbatimin e politikave, standardeve, metodologjive të vlerësimit të rrezikut, të menaxhimit proaktiv dhe reaktiv, dhe shtylla e tretë e këtij hub-i do të jetë e bazuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale në nivel ekspertësh të institucioneve, në nivel akademie dhe shkollash profesionale e të mesme. Pjesë e kësaj shtylle të tretë është edhe diplomacia ekonomike”, u shpreh Tafa.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda nënvizoi rëndësinë e të pasurit sisteme të forta që i përgjigjen në mënyrë të menjëhershme kërcënimeve hibride.
“Shqipëria ka çdo ditë sulme cyber që qëllimin kryesor kanë marrjen e informacionit për ta përdorur në mënyra të ndryshme. Çështja është që sistemet të jenë reaktive dhe proaktive që në momentin që kemi një sulm, jo vetëm të kuptojmë që kemi një sulm, por edhe ta kundërbalancojmë sulmin”, u shpreh Zëvendësministrja.
Ndërkohë, përfaqësues nga Këshilli i Evropës deklaruan se kërcënimet më të mëdha hibride vijnë nga shtete si Irani.
“Rusia është aktori më i dukshëm i kërcënimeve hibride në rajon, por këtu në Shqipëri kemi parë shembuj të sulmeve të lidhura me Iranin po ashtu. Kolegët këtu në Shqipëri janë fokusuar në ndërtimin e një mekanizmi të të brendshëm të përgjigjes”, tha Martha Turnbull, Drejtore e Komunitetit të Interesit për Ndikimin Hibrid në Hybrid CoE.
Gjatë kësaj jave, Qendra Evropiane e Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE), në bashkëpunim me AKSK, organizoi në Tiranë Konferencën dhe Ushtrimin e Simulimit mbi Kërcënimet Hibride në Ballkanin Perëndimor, duke mbledhur përfaqësues nga vendet e rajonit, BE dhe NATO.
Kryeministri Rama: Pezullimi i ministres, goditje brutale ndaj ekzekutivit. Rast unik në Europë. Do ta çojmë në Kushtetuese
Qeveria shqiptare do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) për pezullimin e......
54 mln euro grant për transport të sigurt - Miratohet marrëveshja. Fondi për Ballkanin Perëndimor administrohet nga BB
Gjatë samitit “Rruga drejt BE-së” në Tiranë, u njoftua miratimi i një granti prej 54 milionë eurosh, i cili do të shkojë për programin e transportit të......
Sfidat e varfërisë energjetike - Raporti i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në izolimin e ndërtesave
Një raport mbi varfërinë energjetike, i përgatitur nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në eficiencën e energjisë,......
“Pensionet, reformë urgjente” - BB: Deri në 2060, 34% e shqiptarëve parashikohet të jenë mbi moshën e pensionit
Banka Botërore rekomandon qeverinë shqiptare të ndërmarrë një sërë reformash të fokusuara në mbrojtjen sociale, edukimin dhe të rishikojë në mënyrë urgjente......
“Tarifat roaming me BE marrin fund në 2026-ën” - Rama dhe Kos, në tryezën e përbashkët për Ballkanin Perëndimor
Tarifat roaming me Bashkimin Europian do të marrin fund në 2026. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në tryezën e përbashkët me komisioneren për......
Kontabilistët, rol thelbësor në integrimin në BE - 25-vjetori i IKM/ Digjitalizimi dhe konkurrenca, sfidat e reja të sektorit
Profesioni i kontabilistit në vend përballet me sfida të reja siç është digjitalizimi, inteligjenca artificiale dhe konkurrenca. Në konferencën e 25-vjetorit......
Mali i Zi synon të reduktojë deficitin buxhetor - Qeveria miraton projektbuxhetin. 1.1 miliardë euro investime kapitale në 3 vjet
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, duke synuar një deficit prej 278 milion eurosh, që përkon me 3.2% të PBB-së, më i ulët se......
“Eficienca e energjisë, në krye” - Ligji i ri vendos godinat publike në qendër, të ulin çdo vit konsumin me 1%
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për eficiencën e energjisë”, një nismë që synon të ndryshojë mënyrën......





