Shqipëria, me makina të vogla elektrike? - Projekti nga Rumania, lehtësojnë trafikun dhe nxisin turizmin
Makina të vogla elektrike që do të shërbejnë si për individët gjatë sezonit të turizmit, për bizneset, por edhe për Institucionet.
Gjatë një takimi të organizuar nga pedagogu Feriol Ozuni, mes disa pjesëmarrësve nga pushteti lokal në Shqipëri dhe nga Ambasada rumune, u diskutua për një projekt inovativ, i cili do të shërbejë për sektorin e turizmit dhe jo vetëm, nëpërmjet disa mjeteve elektrike.
Sinkron. Tiberiu Andrioaiei, Përfaqësues nga Këshilli i Konfederatave dhe Industrisë në Rumani, tha:
“Po vijmë me një ide të re në Shqipëri, e cila po bëhet shumë e hapur në disa vende të Evropës. Ideja është implementimi i makinave elektrike në disa zona të vendit, të cilat shihen me potencial për zhvillimin e turizmit, siç mund të jenë Saranda, Librazhdi, Pogradeci, etj. E veçanta e kësaj është që nuk ka pse ta karikosh, por ta ndërrosh baterinë. Individët nuk kanë pse ta blejnë mjetin, por të paguajnë për shërbimin. Trafiku në Sarandë po rritet si pasojë e turizmit. Duke implementuar këto makina të vogla, mund të reduktojmë trafikun duke ofruar një shërbim më të mirë për turistët në Shqipëri.”
Kjo është një metodë e cila është aktive në disa vende të Evropës, siç është Spanja. Sipas projektit, do të vihen në shërbim makina elektrike të vogla, sa gjysma e përmasave që mund të kenë makinat e zakonshme në Shqipëri. Po ashtu, në projekt përfshiheshin dhe motorët me 3 vende, deri tek monopada.
Sipas Cristian Cutaș, Këshilltar në Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri dhe shef i Zyrës për Promovimin e Tregtisë dhe Ekonomisë, Fieri është momentalisht qyteti i parë që është në proces dokumentacioni për të implementuar këtë projekt.
Për sa i përket kostove të shërbimit për këto mjete, çmimet variojnë nga 40 euro deri në 60 euro në javë, duke arritur një total prej 160-240 euro në muaj.
Sondazh

Pension më i lartë dhe minimum jetik? - Rrëzohen amendamentet e opozitës. Debatet në Kuvend për buxhetin 2025
Kuvendi i Shqipërisë ka diskutuar nen për nen projektbuxhetin për vitin 2025. 24 orë përpara seancës plenare opozita ka depozituar 55 amendamente, të cilat u......

Përzgjedhja e furnizuesit të energjisë - ERE vendos detyrimin: Çmimet dhe oferat të jenë publike në platformë
Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike duhet të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti Rregullator i......

Trump kërcënon vendet e BRICS - Tarifa 100%, nëse zëvendësojnë dollarin amerikan me një monedhë rivale
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa 100% ndaj një blloku prej nëntë shtetesh nëse do të krijonin një......

1 në 3 mjete nuk e kalojnë kontrollin teknik/ Pas dështimit fillestar, 29% e automjeteve u rikthyen për ritestim
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi ecurinë e procesit të Kontrollit Teknik të......

Sa pasagjerë udhëtuan mesatarisht çdo muaj përmes ajrit? Sipas EUROSTAT, Shqipëria kryeson Europën për rritjen e fluturimeve
Referuar të dhënave në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, përgjatë përiudhës Janar-Tetor të këtij viti kanë udhëtuar me linja ajrore......

Biletim online në muzetë dhe sitet kulturore - AKSHI, tender 214 milionë lekë. Çfarë duhet të arrihet?
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është publikuar tenderi me objekt “Biletimi qendror Online për Muzetë dhe Sitet e Trashëgimisë Kulturore. Përmirësimi i......

SHBA, lider global për “IA” - Kalon Kinën për investime në këtë sektor, Britania renditet e treta
SHBA kryeson botën në zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale, duke tejkaluar Kinën në kërkime dhe masa të tjera që lidhen me inovacionin e......

OSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH - Banka përditëson statusin, 4 reformat që duhet të ndërmerren nga Operatori i Shpërndarjes
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përditësuar statusin për kredinë 81.5 mln euro që synon të marrë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë......