Shqipëria, më afër BE-së - Presidentja e KE, Von der Leyen: Jam e impresionuar nga reformat
Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në rrugën e saj drejt Bashkimin Europian. Presidentja KE-së, Ursula Von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për media me Kryeministrin Edi Rama, theksoi se është e impresionuar me reformat e Shqipërisë për në BE.
“Ne të gjithë themi që kushti i zgjerimit bazohet ne merita dhe Shqipëria i ka të gjitha meritat. Siç thashë është një proces normal dhe të punojmë me reformat për Integrimin në BE. Për mua është impresionuese të shoh progresin këto 2-3 vite. Populli shqiptar do integrimin në BE, dhe thotë që këto reforma janë për ne, që të forcojmë demokracinë dhe të bëhemi pjesë e BE. Kjo është e dukshme. Unë përmenda SEPA, roaming dhe planin e rritjes që po funksionon mjaft mirë. Prandaj unë mund të them që jam e impresionuar nga reformat. Deri në vitin 2027, Shqipëria të bëhet pjesë e BE”.
Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyn tha se duke parë progresin që po bën Shqipëria në hapjen e grupkapitujve edhe procesi i dytë i negociatave do të jetë i shpejtë. Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se brenda 2027 do të mbyllin të gjithë grupkapitujt.
“Pritshmëria është që brenda 2027 të mbyllen kapitujt dhe ne duhet të bëjmë të gjithë detyrat këtu dhe janë të mirëpërcaktuara kapitull për kapitull dhe plus edhe në planin e rritjes. Kështu që nëse sot ne marrim një vlerësim kaq pozitiv, vjen si rezultat i detyrave të bëra deri tani. Por që të vazhdojmë të marrim vlerësimin, duhet të vazhdojmë detyrat dhe detyrat nuk i bëjmë se sa e kërkon BE, as që të kënaqim ata që nesër do të na miratojnë anëtarësimin në Paris, Berlin apo se do thoja Londër por Londra ka ik në drejtim të paditur…apo në Romë. Ne i bëjmë detyrat për veten tonë. Çdo detyrë që bëhet këtu me sukses, e bën Shqipërinë më të fortë dhe më funksionale si shtet. Për ne procesi i negociatave, i hapjes dhe mbylljes së kapitujve është proces shtetbërje demokratike. Kur BE të thotë ne mbaruam tonë, dmth se Shqipëria merr një certifikatë që në bazë të opinionin të KE, jemi shtet funksional demokratik. Kjo është për shqiptarët, më pas ne mund të hyjmë në BE dhe vazhdon procesi i përmirësimit.”
Presidentja e KE ndodhet në Tiranë në kuadër të turit ballkanik, por edhe për forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

Shqipëria ndër vendet më të mira në botë për të jetuar nëse je grua/ E dyta më e sigurt në rajon, sipas raportit të CEOWORLD 2025
CEOWORLD ka publikuar së fundmi renditjen e saj vjetore të vendeve më të mira për femrat, bazuar në një anketë të kryer me gati 280,000 gra nga e gjithë......

“LVV, forca kryesore edhe në nivel lokal” - Albin Kurti: I përvishemi punës për përballjen e dytë, atë të balotazhit
Në një dalje për mediat nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje, kreu I kësaj partie politike, njëkohësisht kryeministër në detyrë, Albin Kurti, u shpreh se......

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të Forumit të parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”......

Kush po paguan për tarifat e Trump? - Kompanitë dhe konsumatorët amerikanë po mbajnë “barrën” kryesore
Kompanitë dhe konsumatorët amerikanë po bartin barrën kryesore të tarifave të reja të importit. Të dhënat e para kundërshtojnë deklaratat e presidentit......

Digjitalizimi i transportit ndërqytetas - eTransport, 52.000 përdorues aktivë në një vit
Platforma zyrtare digjitale për shërbimet e transportit ndërqytetas në Shqipëri, eTransport, po njeh një rritje të vazhdueshme të përdorimit nga......

Sa ka investuar Europa në Shqipëri? Kapitali më i madh vjen nga Italia, Holanda, Austria dhe Gjermania
Shtetet e Bashkimit Europian vijojnë të mbeten burimi kryesor i investimeve direkte në Shqipëri, duke kontribuar me gati gjysmën të kapitalit të huaj në......

Zgjedhjet lokale në Kosovë - Sa komuna fitoi secila parti në raundin e parë?
Në një atmosferë të qetë dhe pa incidente, qytetarët e Kosovës kanë votuar të dielën për të zgjedhur kryetarët dhe përbërjen e kuvendeve komunale. Me një......

Energjia/Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj - Nis përballjen me sfidën e revolucionit të gjelbër
Italia po hyn në një fazë të re zhvillimi ku mbrojtja e mjedisit dhe kursimi i energjisë po bëhen thelbësore për ekonominë. Sipas të dhënave të Unioncamere......