Shqipëria Postuar më 8 Prill 2025, 13:48

“Shqipëria, më afër BE-së” - Dialogu për sigurinë, Hasani: Pasqyron progresin e vendit 

Nga Hamit Yzeiraj

“Shqipëria, më afër BE-së” - Dialogu për

U zhvillua sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Shqipëri. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, i cili e cilësoi këtë dialog si një hap pozitiv në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Sinkron – Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë:
“Shqipëria po ndërmerr gjithnjë e më shumë reforma që e ndihmojnë atë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. BE-ja ka ofruar 13 milionë euro për Shqipërinë për të përmirësuar kapacitetet e Forcave të Armatosura, duke forcuar bashkëpunimin mes nesh,” u shpreh zonja Kallas.

Nga ana tjetër, ministri Hasani e cilësoi këtë takim si një mundësi të vyer për të shkëmbyer ide dhe për të theksuar bashkëpunimin e suksesshëm e efikas mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes.

Sinkron – Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme:
“Sot po kalojmë nga vizioni drejt veprimeve konkrete. Për një vend si Shqipëria, që është plotësisht e linjëzuar dhe besnike ndaj Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, ky dokument është një shprehje e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar edhe më ngushtë në përballimin e sfidave komplekse të kohës. Po ashtu, ai pasqyron qartë progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE dhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që po marrim në arkitekturën kolektive të sigurisë në Evropë,” u shpreh ministri Hasani.

Dialogu për Sigurinë dhe Mbrojtjen është i pari në një seri seancash që do të përcaktojnë se si Shqipëria dhe BE-ja do të punojnë së bashku për të adresuar sfidat e kohës – sfida që kapërcejnë kufijtë kombëtarë dhe kërkojnë zgjidhje kolektive.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat