Shqipëria Postuar më 8 Mars 2025, 12:01

“Shqipëria më afër Bashkimit Europian se kurrë”-Rama në takim më gratë për 8 marsin: Do jemi vend përfitues në BE

Nga Hamit Yzeiraj

“Shqipëria më afër Bashkimit Europian se

Me rastin e festës së 8 Marsit, Kryeministri i vendit, Edi Rama, zhvilloi një takim me gra dhe vajza për të treguar se ato janë një fuqi e madhe që po rritet gjithmonë e më shumë në vendimmarrje, duke ndikuar edhe në ekonominë e vendit. Rama foli edhe për integrimin në Bashkimin Europian, ku Shqipëria është më afër se kurrë për t’u anëtarësuar.

“Tani nuk ka mënyrë më të mirë për të shpjeguar se sa e rëndësishme është të futemi në BE. Hyrja në BE nuk varet vetëm nga ne. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë, por ka qenë dikush që na ka penguar. Kjo është koha që ne të shfrytëzojmë këtë mundësi. Duke hyrë në BE, të gjitha nënat mund të garantojnë për vajzat dhe djemtë e tyre një të ardhme më të sigurt, e cila mund të garantohet vetëm duke qenë pjesë e Bashkimit Europian”, tha kreu i Qeverisë.

Duke e mbajtur fokusin e fjalimit për anëtarësimin drejt Bashkimit Euroapin, Kryeministri Rama tregoi se do të vendi do ketë një sërë përfitimesh pas integrimit.

“Jemi lokomotiva dhe jemi vendi në rajon më afër për t’u anëtarësuar në BE. Standardet e bashkëjetesës në të gjitha nivelet janë të garantuara. BE është e ndarë në dy grupe: grupi i kontribuesve dhe grupi i përfituesve. Ne, duke u bërë pjesë e BE-së, do të jemi përfitues dhe do të marrim nga këto kontribute. Përveç buxhetit nga të ardhurat dhe taksat, me anëtarësimin në BE do të kemi një buxhet tjetër përfitues.”

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat