Shqipëria, “magnet” për turistët me buxhet të kufizuar - Edhe “Rough Guides” na rekomandon si një nga 20 vendet më të lira
Turizmi në Shqipëri ka njohur një hov të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit, duke thyer rekorde mujore dhe kthyer vëmendjen ndërkombëtare drejt saj. Nga plazhet magjepëse të jugut deri te pasuritë kulturore të veriut, vendi ynë po shkëlqen si një nga destinacionet më të përballueshme dhe tërheqëse të Europës.
Sipas “Skift Research”, Shqipëria renditet si një nga vendet më miqësore për buxhetin, ndërsa “Organizata Botërore e Turizmit” e cilëson si një nga performuesit më të mirë në rritjen e fluksit turistik. Ndërkohë, revista “Focus” e përshkruan vendin tonë si një “perlë të fshehur”, me potencial të jashtëzakonshëm për tërheqjen e vizitorëve në të ardhmen. Së fundmi, sipas Rough Guides, Shqipëria renditet mes 20 vendeve më miqësore me buxhetin në botë.
Me një buxhet ditor mesatar të vlerësuar, sipas Rough Guides, prej 92 dollarësh, Shqipëria renditet ndër vendet më ekonomike në botë për të udhëtuar, duke ofruar vlera të konsiderueshme për çdo euro të shpenzuar. Ushqimi është vlerësuar mesatarisht 34 dollarë në ditë, transporti 15 dollarë, ndërsa akomodimi mesatarisht 58 dollarë nata, me çmime që bien ndjeshëm jashtë sezonit turistik.
Sipas publikimit, ajo që e veçon Shqipërinë, sipas Rough Guides, nuk është vetëm çmimi i ulët, por raporti cilësi–kosto. Plazhet me ujëra të kristalta në jug, si në Ksamil apo Dhërmi, ofrojnë përvoja që në vende të tjera të Mesdheut do të kushtonin trefishin.

BE, e bindur të shmangë tarifat amerikane 500% - Projektligji i senatorëve synon ekonominë ruse dhe partnerët kryesorë
Komisioni Evropian është i bindur se Bashkimi Evropian do të arrijë të shmangë goditjen ekonomike nga një projektligj i ri i Senatit Amerikan që parashikon......

Pensionet private, skemës i shtohen 1,451 kontribues - AMF: “Zgjerohet” me 493 mln lekë më shumë totali i aseteve të fondeve
Gjithnjë e më shumë qytetarë po zgjedhin që të kontribuojnë edhe për një pension privat, krahas atij shtetëror, me qëllim që të kenë një masë më të lartë......

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? - Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë
Bizneset po neglizhojnë ndjeshëm pagesën e detyrimeve tatimore ndaj buxhetit të shtetit, duke rrezikuar të bien pre e masave të ashpra të cilat mund të çojnë......

Përgjysmohen përdoruesit amerikanë të Temu - Shkak, eleminimi i praktikës “de minimis” për dërgesat në SHBA
Përdoruesit e përditshëm amerikanë të platformës globale Temu ranë me 58% në muajin maj, sipas firmës Sensor Tower. Kjo është një nga shumë vështirësitë me......

Durrësi, me plan të ri zhvillimi urban - Bashkia nis fazën e projektimit për investimet e reja
Bashkia e Durrësit ka shpallur hapjen e tenderit për hartimin e masterplanit dhe përgatitje të projekteve të zbatimit për një sërë ndërhyrjesh......

“Hospitality Albania” nis garën për përzgjedhjen e projekteve më të mira
“Hospitality Albania” është projekti i investimit, i cili synon ripërdorimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, të cilat aktualisht janë struktura të......

Paqëndrueshmëri në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë këtë mëngjes në raport me një ditë me parë edhe pse vijon të jetë i paqëndrueshëm prej disa kohësh tashmë......

“Dollari amerikan pritet të bjerë me 9%” - Morgan Stanley parashikon forcimin e euros ndaj monedhës amerikane në 2026
Dollari amerikan do të bjerë në nivelet e regjistruara gjatë pandemisë Covid në mesin e vitit 2026, i goditur nga uljet e normave të interesit dhe......