Shqipëria, linjë direkte me Helsinkin/ Akses më i shpejtë në destinacionet ndërkombëtare

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shtuar një tjetër destinacion në hartën e fluturimeve, duke vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë me Helsinkin. Linja e re do të operojë dy herë në javë, duke krijuar një urë të re komunikimi për pasagjerët dhe duke lehtësuar lëvizjet drejt një prej rajoneve me interes në rritje për turizmin shqiptar.
Kjo lidhje e re jo vetëm që zgjeron alternativat për udhëtarët shqiptarë, por gjithashtu ofron akses më të shpejtë drejt një rrjeti më të gjerë destinacionesh ndërkombëtare përmes një prej qendrave kryesore të trafikut ajror në veri të Europës.
Zhvillimi vjen në një periudhë kur Shqipëria po përjeton një rritje të qëndrueshme të fluksit të pasagjerëve. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, mbi 2,16 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore, duke shënuar një rritje prej 3,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në të njëjtën kohë, tregu ajror shqiptar po bëhet gjithnjë e më konkurrues, me 21 kompani që operojnë në vend vetëm në tre muajt e parë të vitit. Ky zgjerim i ofertës po reflekton rritjen e interesit ndërkombëtar për Shqipërinë, si destinacion turistik dhe si pikë lidhëse në rajon.
Shtimi i linjave direkte dhe zgjerimi i rrjetit ajror po e bëjnë vendin më të aksesueshëm për turistët e huaj, duke hapur rrugë për tregje të reja dhe duke forcuar pozicionin e Shqipërisë në hartën turistike ndërkombëtare.
Tarifat doganore, Trump ‘rindez’ përplasjen me Europën/ ''25% për makinat, BE nuk respektoi marrëveshjet''
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka rindezur përplasjen me Europën për tarifat doganore. Trump ka akuzuar BE se nuk po respekton marrëveshjet, duke......
Kompensimi i TVSH në bujqësi nis më 1 Korrik/ 400 mln lekë pritet të kalojnë në llogaritë e fermerëve
Kompensimi i TVSH-së në bujqësi nis më 1 korrik 2026, duke shënuar një hap të rëndësishëm në formalizimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësor në vend. Kjo......
“Syri i teknologjisë”, vëzhgohet çdo lëvizje/ Sistem inteligjent për shkeljet, mbi 26 mijë gjoba
Në rrugët e vendit, një “sy” i ri po vëzhgon çdo lëvizje. Kontrolli rrugor vijon pa ndërprerje, edhe pa praninë fizike të policisë, falë teknologjisë së......
Bizneset qarkulluan 9.3 miliardë euro në 3 muaj/ Mbi 600 mln euro më shumë se 2025-sa, rritet numri i subjekteve të reja
Ekonomia shqiptare e ka nisur mbarë vitin 2026, ku përveç rritjes së të ardhurave në arkën e shtetit, vihet re gjithashtu një rritje e dukshme si në......
Përfundon 70% e punimeve në aksin Fier - Kthesa e Patosit - Fratar/ Investimi, më shumë lehtësi në qarkullim dhe zhvillim ekonomik i zonës
Realizohet rreth 70% e punimeve në projektin e rehabilitimit të aksit Fier -Kthesa e Patosit-Fratar, një ndër investimet më të rëndësishme në përmirësimin e......
1.5 milionë shqiptarë, miliarda euro/ A do ta përballojë Greqia faturën e pensioneve?
Çështja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë është bërë një nga temat më të diskutuara vitet e fundit, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve......
Barclays rrit parashikimin e Brent për 2026-ën në 100 usd/ Shkak, ndërprerja e zgjatur e ngushicës së Hormuzit
Të premten, Barclays rriti parashikimin e saj për naftën bruto Brent për vitin 2026 në 100 dollarë për fuçi nga 85 dollarë, duke përmendur bllokimin në......
'Paga minimale 500 euro, nis nga muaji korrik/ Kurti: Pagë e 13-të në sektorin publik
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar rritjen e pagës minimale në 500 euro nga 1 korriku. Ai tha se paga minimale është rritur......


