Shqipëria Postuar më 31 Korrik 2025, 13:05

Shqipëria, lideri i gjelbër i Ballkanit sipas OECD/ Tejkalojmë mesataren e BE-së në politika mjedisore dhe efikasitet energjetik

Nga Scan TV

Shqipëria, lideri i gjelbër i Ballkanit sipas OECD/ Tejkalojmë

Sipas raportit më të fundit të OECD me titull “Tabela e Rezultateve të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” (Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025), Shqipëria kryeson në rajon për politikat e gjelbra të Bashkimit Europian. Me 103 pikë në kategorinë “Greening Cluster”, ajo kalon jo vetëm të gjitha vendet fqinje, por edhe mesataren e BE-së (100 pikë) dhe atë të Ballkanit Perëndimor.

Në renditje ndjek Mali i Zi, pasuar nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina.

Sipas raportit, Ballkani Perëndimor ka një mesatare të intensitetit të emetimeve të CO₂ më shumë se dyfishi i mesatares së BE-së. Shqipëria është vendi me performancën më të mirë në rajon dhe i vetmi që ka nivele më të ulëta se BE-ja. Në të kundërt, Kosova ka intensitet më të lartë, edhe pse ka bërë përparime të mëdha që nga viti 2014-2016

Emetimet e larta të CO₂ në rajon vijnë kryesisht nga varësia e madhe ndaj karburanteve fosile në prodhimin e energjisë. Qymyri zë mbi 60% të prodhimit të energjisë në Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Megjithatë, Shqipëria shquhet si një përjashtim, duke u mbështetur ekskluzivisht në burime të rinovueshme dhe në raport renditen në vend të parë për këtë indicator.

Transporti është një tjetër kontribues i madh në emetimet e karbonit dhe mbetet burimi me rritjen më të shpejtë të emetimeve të gazeve serrë. Referuar raportit, ekonomitë si Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar kuadro strategjike që integrojnë konsiderata të transportit të qëndrueshëm dhe vendosin objektiva për uljen e emetimeve në mënyra të ndryshme.

Nga ana tjetër, Shqipëria kryeson edhe në produktivitetin e energjisë në ballkanin perëndimor. Në Ballkanin Perëndimor, produktiviteti i energjisë mbeti rreth 80% e niveleve të BE-së për periudhën 2020-2023. Megjithatë, ky tregues është ulur në shumicën e vendeve të rajonit, duke pasqyruar një tendencë të ngjashme brenda BE-së.

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që shquhet, duke tejkaluar mesataren e BE-së në produktivitetin e energjisë. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht nga fakti që ekonomitë me sektorë shërbimesh më të mëdhenj, në përgjithësi, priren të performojnë më mirë. Kjo ndodh sepse shërbimet zakonisht konsumojnë më pak energji në raport me prodhimin, krahasuar me sektorin industrial.

Në të kundërt, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Kosova mbeten ndjeshëm pas, duke arritur vetëm rreth gjysmës së niveleve të BE-së, me më pak se 7 dollarë amerikanë për kilogram.

Klikoni këtu për raportin e plotë

Shqipëria, lideri i gjelbër i Ballkanit sipas OECD/ Tejkalojmë

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat