Shqipëria Postuar më 11 Dhjetor 2025, 13:18

“Shqipëria, lider rajonal në prokurimet publike” - Rama: Diella do të jetë e auditueshme nga çdo aktor i interesuar

Nga Fabjona Pasho

“Shqipëria, lider rajonal në prokurimet publike” - Rama:

“Shqipëria është lider rajonal në prokurimet publike”, kështu u shpreh kryeministri Edi rama teksa mori pjesë në aktivitetin për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike. Ai theksoi se vlerësimi vjen nga Bashkimi Europian.

“Një vend lider për integritetin dhe për efikasitetin e procesit të prokurorimeve publike.

Ky fakt i nënvizuar qartësisht edhe në raportin e monitorimit të Sigmës, i cili renditi Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor dhe me diferencë nga të tjerët për performancën e sistemit të prokurimit publik do të ishte i pamendueshëm deri jo shumë vite më parë dhe ndërkohë është rezultat i pikërisht gjithë sa thashë më lart.

Nga ana tjetër, dua ta theksoj që monitorimet e bëra nga institucionet e specializuara që veprojnë për llogari të Bashkimit Europian, nuk janë raporte të natyrës të shumicës së raporteve me të cilat ne ndeshemi gjatë çdo viti, që bazohen në perceptime publike, bazohen në anketime shumë të diskutueshme për nga standardet dhe bazohen faktikisht në një nivel të dhënash shkencore të pamjaftueshme. Raportet e institucioneve që punojnë për llogari të Bashkimit Europian janë raporte të bazuara në një ekspertizë me një integritet shumë të lartë dhe të bëra nga profesionistë.

Kështu që vlerësimi i bërë edhe nga Sigma është një vlerësim, jo thjesht teknik”, tha Rama.

Rama theksoi edhe njëherë rolin e Diellës në prokurime, ndërsa theksoi se edhe puna e saj do të jetë e auditueshme.

“Diella nuk do të veprojë në mënyrë totalisht të pavarur nga sytë e të gjithë aktorëve të interesuar, por do të jetë në çdo hap e auditueshme nga çdo aktor i interesuar, sepse i gjithë procesi i cili do të zhvillohet përmes rrugëve digjitale dhe inteligjencës artificiale do të jetë sidoqoftë i bazuar në të gjitha kërkesat e ligjit të prokurimeve përsa i përket dokumentacionit përkatës dhe cilido që do të dojë ta rishikojë manualisht me sytë e njeriut procesin, do të ketë mundësinë ta bëjë këtë. Kjo do të thotë që asgjë që del nga procesi si rezultat nuk do të jetë e pagjurmueshme në rast nevoje për auditimin e hapave që sollën rezultatet. Është shumë e thjeshtë.

Në fund fare, natyrisht, vendimin përfundimtar për nxjerrjen e një rezultati do ta marrë përsëri komisioni përkatës, bazuar në të gjitha dhënat që Diella do të vërë në tavolinë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se njerëzit të cilët merren me prokurimet publike duhet të kenë një nivel shumë të lartë përgatitjeje dhe integritet.

“Shqipëria, lider rajonal në prokurimet publike” - Rama:

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat