“Shqipëria, lider në rajon për teknologjinë e shkencën” - Kryeministri Rama, në Kongresin e Nanoteknologjisë: Programe për sistemet digjitale
Është mbajtur në Tiranë Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, si një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja.
Kreu i qeverisë, Edi Rama e cilësoi Shqipërinë si lider në Ballkan në fushën e shkencës dhe të teknologjisë ndërsa theksoi se disa universitete po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemet digjitale, inteligjencën artificiale dhe nanoshkencën.
“Shqipëria një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjeshte të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar.
Në fakt një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemi digjitale, AI dhe për nanoshkencën së shpejti sepse ky nuk është luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes ta bëjë këtu, në shtëpi. Do të kërkojmë partneritete me universitetet evropiane dhe institutet kërkimore që kurrikula jonë të përputhet me standartet ndërkombëtare. Puna ka nisur dhe po shohim rezultatet e para që janë inkurajuese. Ky investim në investim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez do të guxoja të thoja novatorësh që do të çojë përpara ekonominë, industrinë dhe qeverisjen shqiptare. Shqipëria është e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm, llogaridhënie dhe mundësi për të rinjtë tanë.”
Në kongres pati dhe një mesazh nga ministrja virtuale, Diella:
Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja — në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën.
Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele — ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë.
E pranishme në kongres ishte edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila tha se është koha që të përfshihen më shumë studiuesit e rinj.

Projektet e hekurudhave, “kusht” për dekarbonizimin - Banka Botërore: Përfitimet ekonomike e mjedisore janë të mëdha
Hekurudha, qoftë me naftë apo elektrike, është shumë më efikase në energji dhe lëshon më pak CO₂ për pasagjer-km ose ton-km se pothuaj të gjitha format e......

A ia dinë shqiptarët vlerën pronës? - AMF: Zjarret sollën “zero” ndërgjegjësim për ta siguruar. Rënie me 1.5% të primeve
Me 128 zjarre që dogjën gati 60 mijë hektarë sipërfaqe, duke shkaktuar dëme të parikuperueshme edhe në banesa, situata alarmante e kësaj vere nuk ka shërbyer......

Zbulohet fabrika më e madhe e paligjshme e cigareve në Itali - Impianti ndodhej në një bunker në provincën Frosinone
Zbulohet fabrika më e madhe e paligjshme e cigareve në Itali, e fshehur në një bunker pranë Cassino-s në provincën Frosinone. Operacioni çoi në sekuestrimin......

Taksat mbi pasurinë në Evropë - Cilat shtete aplikojnë këto masa për individët?
Pabarazia e pasurisë është një realitet i dukshëm në mbarë botën, duke përfshirë edhe Evropën. Sipas Bankës Qendrore Evropiane (BQE), në fillim të vitit......

Paketat turistike në gusht u shtrenjtuan me 12.8%/ Shqipëria, me rritjen më të vogël të çmimeve. Rajoni kap rekorde
Një pjesë e konsiderueshme e individëve zgjedhin të pushojnë duke përfituar nga pushimet turistike të organizuara nëpërmjet paketave, çmimet e të cilave......

Prodhimet bujqësore shqiptare, në tregjet e huaja - Në muajin gusht arritën në mbi 34 mijë ton. Rritje me 11%
Eksportet bujqësore shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në......

Francë, Lecornu përjashton taksën mbi pasurinë - Kryeministri i ri synon uljen e deficitit buxhetor në 4.7% për vitin 2026
Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu, përjashtoi rikthimin e taksës mbi pasurinë si dhe pezullimin e reformës së diskutueshme të pensioneve, ndërsa......

Kursi i këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke pësuar këtë mëngjes sërish zbritje nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 82.2 lekë dhe është......