“Shqipëria ka lënë pas rajonin” - Rama: Jemi vendi me rritjen më të lartë të PBB-së në Ballkan
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e qytetit të Korçës, ka ndarë disa nga arritjet kryesore të qeverisë së tij nga viti 2013 deri më sot.
“Ne nuk jemi në garë me Gjermaninë, por me vendet e rajonit. Kemi qenë në vend të fundit dhe po të shohim tani, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë ka qenë më e lartë se ajo e vendeve të rajonit. Të ardhurat për frymë kanë qenë 3,300 euro dhe projektohet të arrijnë në 15 mijë euro.”
Kryeministri Rama u ndal edhe te borxhi publik i vendit, ku tha se situata ishte më e keqe sesa dukej fillimisht.
“Borxhi publik në dukje ishte 70%, por në fakt ishte shumë më i lartë për shkak të menaxhimit të fondeve nga qeveria e mëparshme. Kreditë e këqija në banka kanë qenë në nivelin 24% përpara se të merrnim pushtetin, ndërsa sot janë ulur në 4.2%, që është një nivel normal.”
Kreu i qeverisë foli gjithashtu për disa tregues të tjerë ekonomikë gjatë bisedës me banorët, ndër të cilët ulja e pabarazisë në të ardhura nga 7.5% në 4.9% dhe ulja e normës së papunësisë nga 17.5% në 8.8%.
Sondazh

“Vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë!” - Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel
Gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel, Sali Berisha ka kërkuar nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar......

Rritje e sigurisë kibernetike në energji - ERE ndryshon rregullat, detyrime për standardin ISO brenda 18 muajsh
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren për sigurinë kibernetike të infrastrukturave kritike të sektorit energjetik. Ndryshimet......

Sa ka arritur numri i Votës së Diasporës në KQZ? - Emigrantët e Greqisë duhet të dërgojnë zarfet zgjedhore deri në datë 6 maj
Numri i zgjedhësve nga jashtë është 245 935 në total, e kësisoj, po po aq janë dërguar zarfe, ndërsa janë marrë nga zgjedhësit 221653 zarfe, dhe kanë......

NJË MUNDËSI E RE PËR BIZNESET SHQIPTARE PËR T’U ZGJERUAR NË NJË RRJET RAJONAL
Më 6 maj, Tirana mirëpret një nga misionet tregtare më të rëndësishme të vitit, me pjesëmarrjen e kompanive lider nga Turqia për t’u takuar drejtpërdrejt me......

Tarifat e Trump “kërcënojnë” industrinë italiane të verës - Të ardhurat vendase mund të bien me mbi 320 milionë euro në vit
Tarifat amerikane kanë hedhur një hije dyshimi mbi industrinë italiane të verës. Eksportuesit vendas bëjnë thirrje për veprime të shpejta nga qeveria......

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë- Aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit, me njoftim të rëndësishëm
Në datën 16 maj në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku pritet të marrin pjesë krerët e shteteve nga shumë vende të Bashkimit......

230 mln lekë për tunelin e Llogarasë - ARRSH shpall kompaninë që do jetë përgjegjëse për sigurinë dhe mirëmbajtjen
Me një ofertë prej rreth 230 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për mirëmbajtjen e tunelit të Llogarasë në 4 vitet e......

Trump, në mbrojtje të Hollivudit - Njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi një tarifë 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së, duke thënë se industria vendase e filmit po......