Shqipëria interes për punonjësit nga Myanmar - Sipërmarrësit: Kanë kosto më të ulët dhe rendiment të lartë pune
Tregu i punës vijon të mbetet në kërkim të punonjësve. Rekrutimet e punonjësve të huaj u mendua si zgjidhje për kërkesat e sipërmarrjeve. E kryesisht ishin punonjësit nga Nepali e Bangladeshi ata të cilët u panë si zgjidhje momentale dhe jo vetëm, por kryesisht në periudhat e fluksit.
Por, për ta, Shqipëria u kthye në trampolinë për të emigruar në vendet europiane, e kësisoj duke mos i dhënë zgjidhje hendekut të mungesës së punonjësve.
Së fundmi, një tjetër shteg për të tërhequr punonjës, është Myanmar. Ndryshe nga rekrutimet e punonjësve të huaj nga Nepali, Bangladeshi, Sri Lanka etj., punonjësit nga Myanmar kanë rendiment më të lartë në punë.
Sipas të dhënave të agjencive rekrutuese, numri i punonjësve nga Myanmar ka arritur në rreth 400 dhe se deri më tani në krahasim me punonjësit indianë, nuk kanë paraqitur problematika në punë apo në sjellje por kanë dhënë rezultatet e kërkuara në punë.
Gjithashtu një fakt i rëndësishëm pse sipërmarrjet po shafaqin interes për këta punonjës, është se nuk janë larguar dhe se nuk po e shohin Shqipërinë si mundësi largimi drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Por, sektorët që kanë shfaqur interes për punonjësit nga Myanmar janë kryesisht fasoneria, bujqësia, strukturat hoteliere etj.
Sondazh

Skema e re e pensioneve dhe formula e përfitimit - Ekspertët: Reforma më e mirë. Mirëqënie dhe ulet deficiti
Javën e ardhshme pritet të prezantohen opsionet e mundshme të reformimit të skemës së pensioneve në konferencën ndërkombëtare “Reformimi i sistemit të......

Viti i Ri Kinez, nisin festimet - Mijëra besimtarë mirëpresin fillimin e Vitit të Gjarprit
Mijëra njerëz anembanë botës festuan Vitin e Ri Hënor të mëkurën, duke respektuar traditat dhe ritualet përkatëse. Ky vit shënon vitin e gjarprit dhe......

Sa ndikoi pandemia në rritjen e sigurimit të jetës? - AMF: Shqiptarët, më të ndërgjegjësuar. “Boom” kontratash dhe primesh
Që prej pandemisë, shqiptarët janë ndërgjegjësuar më shumë për sigurimin e jetës së tyre. Në kushtet kur COVID-19 shkaktoi një numër të madh vdekjesh,......

Pagat e larta rrezikojnë Shqipërinë si destinacion turistik - FMN: Rritja e sforcuar dëmton konkurrencën e sektorit
Sektori i turizmit konsiderohet si motori i ekonomisë, duke dhënë ndikim në rritjen e shpejtë saj. Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon se pas një bumi......

Transporti ajror “vulos” suksesin/ Fluturimet u rritën me 34%, u regjistruan rreth 10.7 milionë pasagjerë
Sipas të dhënave më të fundit në vitin që lamë pas, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 373 mijë avionë, nga të cilët 82% të tyre e......

Si do ndryshojë tregu i pronave në Shqipëri? Dokumenti/ Të drejta të qarta pronësie dhe sisteme eficiente regjistrimi
Qeveria parashikon një transformim të tregut të pronave në Shqipëri në funksion të zhvillimit të bizneseve dhe ekonomisë. Në programin e Reformave Ekonomike......

BE-ja zgjat sanksionet ndaj Rusisë për 6 muaj pasi Hungaria të hoqi kundërshtimet e saj!
Bashkimi Europian ra dakord për një zgjatje 6-mujore të hënën për një sërë sanksionesh që synojnë t'i privojnë Rusisë fondet për të financuar luftën e saj......

E marta “e zezë” e shoferëve - INSTAT: Vdekshmëria, 10.5 për 100 aksidente rrugore
Statistikat e publikuara nga INSTAT për periudhën janar- dhjetor 2024 tregojnë se janë regjistruar 1.666 aksidente, në krahasim me të njëjtën periudhë të......