Shqipëria hap rrugën për heqjen e tarifave roaming me BE - Projektligji, në konsultim publik. Integrohemi në tregun digjital evropian

Shqipëria po hedh hapa drejt heqjes së tarifave "Roaming" me Bashkimin Evropian dhe dhënë kështu fund tarifave të larta të telefonisë kur udhëtojmë jashtë vendit. Një projektligj i ri, i cili sapo është publikuar për konsultim publik, synon të ndryshojë ligjin për komunikimet elektronike për të mundësuar atë që quhet "Roaming si në shtëpi" (Roaming Like At Home) me vendet e Bashkimit Evropian.
Ky ndryshim do të thotë se çdo qytetar shqiptar që udhëton në Evropë do të mund të përdorë internetin, të kryejë thirrje apo të dërgojë mesazhe me të njëjtat çmime që paguan në Shqipëri, pa pasur nevojë të blejë karta të huaja apo të fikë telefonin nga frika e faturave të kripura.
Shteti shqiptar e ka parë këtë nismë si një domosdoshmëri për t’u integruar më shpejt në tregun digjital evropian. Për ta bërë këtë realitet, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të ketë një rol shumë të rëndësishëm. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me BEREC, që është organi që rregullon tregun e telefonisë në mbarë Evropën. AKEP do të ketë të drejtën të vendosë tavanet e çmimeve (tarifat maksimale) dhe rregullat për "përdorimin e drejtë", në mënyrë që kompanitë celulare të mos abuzojnë me tarifat ndaj qytetarëve.
Një tjetër pikë shumë e rëndësishme që prek xhepat tanë është rregullimi i tarifave të terminimit. Rregulli i ri siguron që thirrjet që vijnë nga numrat e shteteve të BE-së drejt Shqipërisë të mos kushtojnë më shumë se një tarifë maksimale e vetme, e ashtuquajtur "Eurotarifë". Kjo do të thotë se komunikimi me të afërmit që jetojnë në emigrim do të bëhet shumë më i lirë dhe më i aksesueshëm për të gjithë.
Për t’u siguruar që këto rregulla të mos mbeten vetëm në letër, projektligji parashikon masa të forta ndëshkuese. Operatorët që nuk respektojnë tarifat e reja apo vendimet e AKEP-it do të përballen me gjoba të rënda administrative. Ndonëse këto ndryshime kërkojnë angazhim të madh institucional, ato nuk do të kenë asnjë kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Përfituesit e vetëm do të jenë qytetarët dhe bizneset, të cilët do të kenë më shumë liri lëvizjeje dhe komunikimi me pjesën tjetër të Evropës.
Euro në "tatëpjetë" gjatë 2025-ës/ Nën 100 lekë gjithë vitin. Kush fitoi dhe u godit nga dobësimi i monedhës evropiane?
Euroja nuk është ndalur së zhvlerësuari gjatë 2025. Kursi i këmbimit është shoqëruar nga forcimi i vazhdueshëm i monedhës vendase, lekut, dhe dobësimi i......
Shumica e shqiptarëve nuk preferojnë të largohen/ RCC: 56% zgjedhin të qëndrojnë, ndërsa 18% të emigrojnë përfundimisht
Dëshira për të jetuar ose punuar jashtë vendit vijon të jetë një opsion i pranishëm për një pjesë të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, por pa u shndërruar......
Çfarë aplikacionesh shkarkuan shqiptarët gjatë festave? Nga Google maps te programet e filmave, tendenca digjitale solli ndryshime
Ajo se çfarë ne konsumojmë në botën digjitale është një tregues shumë i rëndësishëm për të kuptuar tendencat aktuale të teknologjisë dhe mënyrën se si......
Vendimet e Qeverisë: Shpërblime për personat në nevojë, pensione speciale për artistë e sportistë
Në mbledhjen e fundit për këtë vit, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin e festave të fundvitit familjet......
“Pensionet do të rriten nga janari” - Rama: Pensioni urban me vite të plota pune 1,800 lekë shtesë në muaj
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencën e fundvitit me gazetarët ku ka bërë një përmbledhje të punëve të vitit që sapo mbyllet, si dhe projektet për......
OSHEE, me inteligjencë artificiale - Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza
Inteligjenca Artificiale do shërbejë si mjet mbështetës dhe analitik për operacionet e përditshme të Operatorit tw Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kjo......
Më shumë lekë e më pak euro në banka - BSH: Zbresin në 1.45 trilionë depozitat e përfshira në paranë e gjerë
Shqiptarët vijojnë të mbajnë një nivel të lartë kursimesh në banka, edhe pse në muajin nëntor është shënuar një rënie e lehtë krahasuar me tetorin. Të dhënat......
Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik
Në vijim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri edi Rama u shpreh: “Sipas vlerësimit të Sigmës, i cili është institucioni që......



