Shqipëria fuqizon sigurinë ndaj sulmeve kibernetike - Strategjia/ Aplikim i teknologjive të avancuara, nga AI tek superkompjuterat
Në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta dhe po implementohet në çdo fushë, edhe rreziqet e sigurisë kibernetike me të cilat përballet Shqipëria po evoluojnë me shpejtësi.
Tendencat globale tregojnë një rritje të sulmeve kibernetike, të nxitura nga subjekte të sponsorizuara nga shtete, organizata kriminale dhe grupe keqbërëse. Shteti, ekonomia dhe qeveria shqiptare përballen me kërcënime të vazhdueshme kibernetike, që kërkojnë vëmendje të menjëhershme për të mbrojtur infrastrukturën kritike, rrjetet e sektorit publik dhe të dhënat e qytetarëve.
Për këtë arsye është hedhur për konsultim publike “Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030”, si një dokument i rëndësishëm që përcakton drejtimet strategjike për zhvillimin dhe forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri.
Strategjia Kombëtare ka si vizion garantimin e një ekosistemi digjital të sigurt, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës që nxit besimin, inovacionin dhe përparimin ekonomik të vendit.
Duke përqafuar transformimin digjital përmes aplikimit të teknologjive të avancuara si inteligjenca artificiale, superkompjuterat, blockchain, strategjia synon forcimin e pozicionit të Shqipërisë si lider në sigurinë kibernetike në rajon dhe integrimin me politikat dhe kornizën ligjore e rregullatore të Bashkimit Evropian.
Nëpërmjet kësaj strategjie, Shqipëria synon jo vetëm të mbrojë hapësirën e saj digjitale, por edhe të krijojë një kulturë të përgjegjësisë dhe ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike. Ky angazhim gjithëpërfshirës do të përmirësojë qëndrueshmërinë e vendit ndaj sfidave të vazhdueshme, duke e bërë Shqipërinë një model për qasje të avancuara në sigurinë kibernetike në rajon dhe më gjerë
Dokumenti synon përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik, privat dhe aktorëve të tjerë për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe për të mundësuar shkëmbimin e informacionit të rëndësishëm në menaxhimin e incidenteve kibernetike.
Një tjetër objektiv kyç është zhvillimi i kapaciteteve teknike dhe profesionale për të përballuar kërcënimet kibernetike, duke investuar në zhvillimin e aftësive dhe në teknologji të avancuara.
Për më tepër, strategjia promovon inovacionin dhe kërkimin shkencor për të përmirësuar aftësitë me qëllim parashikimin, menaxhimin dhe reagimin ndaj sulmeve kibernetike, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të shoqërisë mbi sigurinë kibernetike.

Nga një objekt sportiv, në qendër rajonale - Transformim me standarde ndërkombëtare për pallatin e sportit në Korçë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit me objekt investime për transformimin e aseteve publike, me potencial zhvillimi në modele të......

Plani i BE-së për të taksuar cigaret elektronike - Italia, Greqia dhe Rumania shprehen kundër
Shumica e shteteve anëtare të BE-së i bënë thirrje Komisionit Europian të rifusë në agjendë një plan për të taksuar cigaret elektronike dhe rritur normat......

Tarifat e Trump do të mbeten në fuqi - Gjykata e apelit anulon pezullimin
Një gjykatë federale apeli rivendosi në fuqi përkohësisht tarifat më të gjera të Presidentit Donald Trump të enjten, një ditë pasi një gjykatë tregtare......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas rritje të lehtë por të vazhdueshme gjatë kësaj jave e ka mbyllur javën në rënie në raport me ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes......

Ursula von der Leyen vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh - "Jam shumë e lumtur që mirëpres Edi Ramën, moment historik"
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në Aachen(Gjermani). I pranishëm në ceremoni......

Tregu i pronave, BSH publikon vrojtimin për 2024 - “Vlerësime më optimiste për situatën aktuale dhe pritshmëritë për të ardhmen”
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të tregojë zhvillime pozitive, duke reflektuar ndikimin e tij të drejtpërdrejtë mbi ekonominë dhe sistemin......

Shqipëria në Forumin e Katërt Ligjor BE–Partneriteti Lindor - Kryeadministratorja e AAPSK: Thellojmë bashkëpunimin
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Forumin e Katërt......

“Të vendoset kursi i këmbimit industrial” - Shoqata ProEksport: Të njihet dëmi ekonomik nga rënia e euros
Bizneset eksportuese kanë qenë ato që kanë pasur më tepër humbje nga luhatjet e kursit të këmbimit në vitet e fundit, pasi ato kanë kontrata që janë......