Shqipëria forcon mbrojtjen ndaj armëve kimike - Gati strategjia kombëtare. Shtohen kontrollet në kufi dhe investimet në IA
Shqipëria do të forcojë kontrollet kufitare, kapacitetet njerëzore e materiale, do të përmirësojë legjislacionin dhe rrisë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë për konsultim publik një strategji kombëtare, e cila parashikon rritjen e sigurisë kombëtare, duke parandaluar që Shqipëria të bëhet vend i kalimit, prodhimit, blerjes, apo zotërimit të armëve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.
Strategjia synon që të rrisë kapacitetet për kontrollin e kufijve dhe ndalimin e trafikimit të këtyre armëve, apo materialeve që përdoren për ndërtimin e tyre, ndërsa do të mbikëqyren edhe procedurat e transportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, si dhe mallrave ushtarake. Gjithashtu, në mbikëqyrje do të jenë edhe transfertat financiare dhe aktivitetet e ndërmjetësimit të biznesit, të cilat mund të lidhen me përhapjen e armëve të tilla.
Ndërkohë, do të shtohen investimet në inteligjencë artificiale për të përmirësuar zbulimin e kërcënimeve. Asetet fizike, qendrat e të dhënave dhe infrastruktura kritike do të mbrohen më tepër ndaj rrezikut të armëve të shkatërrimit në masë.
Nga ana tjetër, strategjia parashikon edhe analizimin e rrugëve të mundshme të trafikut të armëve të dëmtimit në masë dhe materialeve për ndërtimin e tyre, teksa synohet që të rriten hetimet efikase në luftën kundër këtij krimi.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata gjeostrategjike e Shqipërisë, në udhëkryqin e lidhjeve me Evropën në tërësi dhe kontinentet e tjera, e ekspozojnë vendin tonë kundrejt trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë, materialeve të para për prodhimin e tyre, si dhe sistemeve të shpërndarjes.
Kjo strategji do të mundësojë përmbushjen e detyrimeve që ka vendi ynë si anëtar i NATO-s, por edhe të harmonizojë legjislacionin tonë me atë të Bashkimit Evropian. Hartimi i saj vjen në një kohë kur situata gjeopolitike ka ndryshuar dhe kërcënimet ndaj sigurisë janë më të mëdha se kurrë.
Sondazh

BE, 20 miliardë euro për gigafabrika të “IA” - Synon reduktimin e diferencës me SHBA-në dhe Kinën në këtë sektor
Bashkimi Evropian ka zbuluar detajet e një plani prej 20 miliardë eurosh për të krijuar vende të reja të pajisura me superkompjuterë të mëdhenj në Evropë, që......

Mbi 600 ankesa nga bizneset në një vit-Vendosen 240 gjoba për shkelje të ndryshme, kryeson moslëshimi i faturave
Mbi 600 ankesa janë depozituar pranë administratës tatimore për subjektet gjatë vitit 2024. Konkerisht Sektori i Trajtimit të Ankesave për periudhën 1......

Dërgesat me postë, rritje me 8.7% në 2024-AKEP: Shërbimi universal postar vijon të përdoret më tepër
Mbi 25 milionë objekte të dërguara me postë. Ky është bilanci i kompanive postare gjatë vitit 2024, të cilat kanë shënuar një rritje me 8.7% të dërgesave në......

14 prill, Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me BE-Hapet grupkapitulli për Tregun e Brendshëm
Ditën e hënë do të mbahet në Luksemburg Konferenca e Katërt Ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Evropian për hapjen e grupkapitullit të dytë të acquis......

“Jeta dhe Vdekja” / “GOCAT” sjell përjetimet personale të Faton Kryeziut për Luftën e Kosovës!
Galeria më e madhe e artit bashkëkohor në Tiranë, “GOCAT”, krijuar nga Fondacioni Mane, ka hapur dyert për ekspozitën më të re, “Jeta dhe Vdekja”, nga Faton......

Qiradhënia e pasurive të konfiskuara - Interesi i qytetarëve sa vjen e rritet. Dyfishohen të ardhurat në tremujorin e parë
Është shtuar interesi i qytetarëve për të marrë me qira pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga shteti. Në tre muajt e parë të 2025 rezulton të jenë......

Gonxhja: Shqipëria me nivelin më të ulët historik të papunësisë!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se bazuar në statistikat zyrtare “Shqipëria ka shënuar një tjetër arritje......

BE dhe Kina, në bisedime për makinat elektrike - Shqyrtojnë vendosjen e çmimeve minimale dhe eleminimin e tarifave
Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rënë dakord të shqyrtojnë vendosjen e çmimeve minimale për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë, në vend të tarifave të......