Shqipëria forcon masat ndaj pastrimit të parave - Projektligji/ Risitë sipas standardeve të FATF, kontroll më i lartë mbi financimet

Qeveria ka fuqizuar masat ndaj fenomenit të pastrimit të parave në Shqipëri dhe financimit të terrorizmit.
Referuar projektligjit të hartuar nga Ministria e Financave dhe të publikuar për konsultim publik, ndryshimet në ligjin e vitit 2008 synojnë mbrojten më të lartë të sistemit financiar dhe e ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke forcuar integritetin e sistemit parandalues në vend dhe duke kontribuar për sigurinë si dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të fushës.
Konkretisht, synohet zvogëlimi i rreziqeve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nëpërmjet politikave, koordinimit dhe bashkëpunimit; parandalimi i hyrjes së produkteve të veprave penale apo veprimtarisë kriminale, si dhe të fondeve në mbështetje të terrorizmit në sektorin financiar apo në sektorë të tjerë ose zbulimi dhe raportimi i tyre; zbulimi dhe goditja e kërcënimeve për pastrim të parave/financim të terrorizmit.
Ndryshimet ligjore janë bërë në kuadër me qëllim afrimin me standardet e FATF (Financial Action Task Force), duke përfshirë si koncept edhe “financimit e armëve të shkatërrimit në masë”. Financimi i armëve të shkatërrimit në masë është ofrimi i fondeve ose shërbimeve financiare që përdoren për prodhimin, përvetësimin, posedimin, zhvillimin, eksportin, transportin ndërmjetësues, ndërmjetësimin, transportin, transferimin, grumbullimin apo përdorimin e armëve bërthamore, kimike ose biologjike, mjeteve të dorëzimit të tyre dhe materialeve të lidhura me to. Në këtë drejtim, ndryshimet ligjore synojnë parandalimin dhe evidentimin e këtyre financimeve, në rast se ekzistojnë.
Nga ana tjetër, drafti vendos theksin tek vlerësimi i rreziqeve dhe zbatimi i një qasjeje të bazuar në rrezik, duke shmangur aplikimin formal apo të përgjithshëm të masave dhe duke mundësuar një mbikëqyrje më efektive.
Rregullim i veçantë për organizatat jofitimprurëse, sipas rekomandimeve të FATF, duke synuar të parandalojë përdorimin e tyre për financime të paligjshme, pa cenuar misionin e tyre social e komunitar.
Si dhe forcim i detyrimeve për njohjen e klientit (KYC – Know Your Customer), ruajtjen dhe administrimin e të dhënave, duke shtuar sigurinë në marrëdhëniet tregtare dhe financiare.
Ky draft përshtat sistemin me standardet ndërkombëtare, duke rritur besueshmërinë e Shqipërisë në raportin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë si dhe rrit transparencën dhe sigurinë në sektorin financiar e jofitimprurës.
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......
Taksa e gjelbër, nga janari 2027 - Familjet greke përballen me 800 milionë euro kosto shtesë
Rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit priten nga 1 janari 2027, me hyrjen në fuqi të tarifave të reja që do të prekin familjet dhe bizneset në të......
Sa vlen realisht paga minimale në Maqedoninë e Veriut? - Nuk mbulon nevojat bazike të familjeve. Çmimet e ushqimeve, mbi 30% rritje
Në letër, paga minimale në Maqedoninë e Veriut është 24,379 denarë apo rreth 397 euro. Por në realitet, kur i mbledh të gjitha shifrat, si çmimet, faturat,......
Kriza e ujit në Evropë - Si shpërdorimi i tij “përforcon” sfidat klimatike dhe kushton miliona euro?
Shpërdorimi i ujit po “forcon” krizën klimatike dhe po dëmton qëndrueshmërinë ekonomike. Një raport i ri nga Danfoss paralajmëron se konsumi i energjisë nga......
“Albanian Soundscapes” në Dubai, Gonxhja: Shqipëria prezantohet si një histori suksesi
Sot, në Future Hospitality Summit 2025 në Dubai, u hap pavijoni shqiptar “Albanian Soundscapes”, kuruar nga AKPT dhe AZHT, i cilësuar si një nga më të......
Spiropali-Kallas: Integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në BE, një investim strategjik
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e së hënës në Bruksel nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe......
Rama takim me Princin Kurorës në Pallatin Mbretëror të Arabisë Saudite: Diskutuam për bashkëpunimin
Kryeministri Edi Rama është pritur nga princi i Kurorës dhe kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, në Pallatin Mbretëror në Riad të Arabisë Saudite. Rama......
Takimi i Bukureshtit, Balluku: Koridor energjetik Rumani - Bullgari - Maqedoninë e Veriut – Shqipëri - Itali
Në Bukuresht, në Takimin e Nivelit të Lartë me Ministrat e Energjisë nga Europa Qendrore dhe Juglindore mes të tjeravë është diskutuar edhe për një koridor......




