Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake/ Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat me përdorim të dyfishtë

Ndryshimet në ligjin për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë janw botuar nw Fletoren Zyrtare, duke forcuar rregullat për eksportet dhe tranzitin e tyre.
Ndryshimet synojnë përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me rregulloren e Bashkimit Europian për kontrollin e eksporteve, duke vendosur standarde më të rrepta për monitorimin e këtyre mallrave.
Në fokus janë të ashtuquajturat mallra me përdorim të dyfishtë, të cilat mund të përdoren si për qëllime civile ashtu edhe ushtarake, përfshirë teknologji që lidhen me armët bërthamore, kimike apo biologjike.
Ligji i ri parashikon që çdo eksport i këtyre mallrave të bëhet vetëm me licencë, ndërsa autoritetet do të kryejnë një vlerësim të detajuar të riskut për çdo rast.
Licencat mund të refuzohen nëse ekziston rrezik që pajisjet të përdoren për shkelje të të drejtave të njeriut, për përshkallëzim konfliktesh apo për cenim të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Një tjetër element i ri është përfshirja e mallrave për mbikëqyrje kibernetike, duke zgjeruar kontrollin edhe në fushën e teknologjisë dhe sigurisë digjitale.
Po ashtu, ligji parashikon bashkëpunim më të ngushtë me Komisionin Europian për shkëmbimin e të dhënave mbi licencat dhe operatorët, duke rritur transparencën dhe kontrollin ndërkombëtar.
Kërkimi i naftës dhe gazit është rikthyer/ Gjigantët e energjisë kërkojnë të rimbushin rezervat
Kompanitë globale të energjisë po kthehen në bazë dhe po përqendrohen në kërkimin e burimeve të reja të naftës dhe gazit. Kjo u deklarua në një konferencë të......
Tensioni në Lindjen e Mesme rrit turizmin në Kroaci/ Riformësohen modelet e udhëtimit, turistët drejt Adriatikut
Ndërsa tensionet gjeopolitike vazhdojnë të trazojnë pjesë të botës, Kroacia po e gjen veten një përfituese e papritur. Duke folur gjatë një vizite në Rijeka,......
Sigurimi i makinave, sa ka ndryshuar çmimi me bonus-malus?/ AMF: Të ardhurat e kompanive nga MTPL rriten me ritmin më të ulët që prej 2022
Në fillim të vitit 2025, nisi zbatimi i skemës së re të sigurimit të makinave, bonus-malus, që parashikon përllogaritjen e primit të sigurimit mbi bazën e 7......
Digjitalizim i bujqësisë për 1 miliardë USD eksporte/ Nis hartimi i strategjisë kombëtare, shërbime “smart” për fermerët
Digjitalizimi i sektorit bujqësor shikohet si domosdoshmëri dhe si një mjet për të arritur objektivin e Shqipërisë drejt eksportit të 1 miliardë dollarë......
Bypass-i i Elbasanit, kosto 240 mln euro/ Politikat Prioritare 2027 -2029, merr statusin projekt “i maturuar"
Bypass-i i Elbasanit është përfshirë në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029, në listën e projekteve të investimit me status “i maturuar”, me një......
Karburante më të shtrenjta, Bordi i Transparencës miraton rritjen e çmimeve
Nafta do të tregtohet 15 lekë më shumë për litër ndërsa benzina 6 lekë më shumë për litër. Ky është vendimi që ka marrë sot Bordi i Transpaerncës. Në......
Raporti i BTI: Shqipëria renditet më e mira në rajon për transformimin politik, e treta për ekonominë
“Demokracia vazhdon të humbasë terren” – ky është konstatimi qendror i Indeksit të Transformimit 2026 të Bertelsmann Stiftung. Sipas Indeksit, 56% e 137......
Kos: “Mali i Zi mund të jetë vendi i parë që do t’i bashkohet BE-së sipas kushteve të reja”
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi dje se Mali i Zi ka tre prioritete – përshpejtimi i ritmit të reformave, zbatimi i reformave në......


