Shqipëria, eksportuese e shërbimeve kompjuterike? - Sejko: Kemi potencial. Solovova e BERZH: Do të shtojmë investimet në infrastrukturë
Shqipëria ka potencial për t'u bërë një eksportuese e shërbimeve kompjuterike u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë prezantimit të Raportit të Tranzicionit 2024-25, ndërsa Drejtoresha e BERZH në Shqipëri, Ekaterina Solovova theksoi se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të mbështesë zgjerimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri.
Sipas Guvernatorit Sejko, politikat industriale sot nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e industrive të vjetra, por me nxitjen e sektorëve të së ardhmes.
“Për shumë vende të BERZH-it, përfshirë Shqipërinë, rruga drejt rritjes përmes eksporteve tradicionale industriale është bërë më e vështirë. Në vend të saj, po shfaqet një mundësi e re: eksporti i shërbimeve të digjitalizuara dhe të tregtueshme ndërkombëtarisht. Këto “shërbime të inovacionit global” — si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analiza e të dhënave — janë në zemër të rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar, por për t’i zhvilluar, nevojiten themele të forta: investime në arsim, fuqi punëtore e kualifikuar, infrastrukturë digjitale moderne dhe kapacitete të larta institucionale. Disa ekonomi të Evropës Qendrore dhe Lindore tashmë janë bërë eksportuese lider në fushën e shërbimeve kompjuterike. Edhe Shqipëria ka potencialin ta ndjekë këtë rrugë”.
Gjatë fjalës së saj, Solovova listoi disa nga prioritetet e BERZH në Shqipëri, duke nisur që nga përmirësimi i infrastrukurës, zgjerimi i burimeve të rinovueshme të energjisë, apo të rrjeteve të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë.
“Prioriteti ynë i parë në vend është që të vijojmë përshpejtimin e tranzicionit në ekonominë e gjelbër, do të vijojmë të mbështesim Shqipërinë në përpjekjet e saj për të diversifikuar dhe zgjeruar burimet e energjisë së rinovueshme, e cila do të përfshijë ndihmë me politikat bashkë me financimin e kapaciteteve të rinovueshme, por gjithashtu për përmirësimin dhe zgjerimin e rrjeteve të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, po ashtu edhe kapacitetet e ruajtjes së energjisë dhe optimizimin e burimeve hidro. Prioriteti ynë tjetër është përmirësimi i qeverisjes ekonomike, përmirësimi i klimës së investimeve dhe përmirësimi i infrastrukturës në Shqipëri”.
E pranishme në prezantimin e gjetjeve të raportit ishte edhe Drejtorja e Asociuar e BERZH, e cila tha ndër të tjera se politikat industriale në Ballkanin Perëndimor kanë më tepër për synim zhvillimin e sektorit të agrobiznesit dhe të ndërtimit.

Muzhaqi: Projekte inovative në edukimin financiar për fuqizimin e të rinjve
Nxënësit e shkollës “Dhaskal Todri” dhe shkollës “Teknike Ekonomike Tiranë”, zhvilluam aktivitetin përmbyllës të projektit “Fibsat”. Falë kësaj nisme rreth......

Toka vullkanike që zëvendëson ujin - Zgjidhja e Jordanisë, që është vendi i dytë në botë për mungesën e ujit
Në rajonin Mafraq të Jordanisë, që ndodhet në veri të kryeqytetit Aman, punëtorët dhe makineritë përpunuan shkëmbinj vullkanikë, duke i shtypur ato në rërë,......

Kush nuk paguan taksat, i bllokohet makina - Tatimet, apel bizneseve: Shlyeni në kohë detyrimet!
Tatimpaguesit që nuk paguajnë në kohë detyrimet e tyre, rrezikojnë bllokim të automjeteve personale apo të biznesit. Administrata Tatimore ka nënshkruar një......

Janar-Prill, 32.8% e mjeteve të reja janë elektrike - DPSHTRR: Flota e mjeteve green u rrit me 56%
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për......

‘Jo më viza për studentët e huaj në SHBA’ - Administrata Trump ndalon aplikimet dhe intervistat në ambasada!
Administrata e Presidentit Donald Trump ka urdhëruar misionet e saj jashtë vendit të ndalojnë caktimin e takimeve të reja për aplikantët për viza studentore......

Tarifat e Trump largojnë turistët nga SHBA - Amerikanët zgjedhin pushimet vendase!
Pushuesit në vendet e goditura më rëndë nga tarifat tregtare të Donald Trump po e heqin SHBA-në nga lista e tyre për udhëtime jashtë vendit, sipas të dhënave......

“Thesari Bitcoin”? Trump synon rezervën e kriptovalutës me një investim prej 2.3 miliardë euro!
Rreth 50 investitorë institucionalë do të investojnë 1.5 miliardë dollarë (rreth 1.38 miliardë euro) në vendosjen private për aksione të zakonshme në kompani......

Rikuperojnë Dollari dhe Franga – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që ka pësuar prej disa ditësh tashmë......