Shqipëria Postuar më 11 Gusht 2026, 13:00

Shqipëria, e para për sigurinë kibernetike - Rama: Pas sulmit të 2022-shit u forcua mbrojtja kibernetike

Nga Fabjona Pasho

Shqipëria, e para për sigurinë kibernetike - Rama: Pas sulmit

Shqipëria është renditur në vendin e parë në National Cyber Security Index, NCSI, me 98.33 pikë, duke ndarë rezultatin më të lartë me Çekinë. Indeksi vlerëson kapacitetet e vendeve për parandalimin dhe menaxhimin e kërcënimeve kibernetike, bazuar në masa ligjore, institucionale dhe Teknike.

Në renditjen e publikuar, pas Shqipërisë dhe Çekisë, vijnë Kanadaja dhe Estonia me 96.67 pikë.

Ndërkohë, në treguesin e zhvillimit digjital, Shqipëria vlerësohet me 62.34 pikë, një nivel dukshëm më i ulët krahasuar me vendet që kryesojnë në këtë drejtim.

Rezultati është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e lidh ngjitjen e Shqipërisë me investimet dhe forcimin e sistemit të mbrojtjes pas sulmit kibernetik të korrikut 2022. Sipas Kryeministrit, vendi u rendit i 54-ti në vitin 2023 dhe i 15-ti në vitin 2025, përpara se të arrinte në krye të klasifikimit.

Rama thotë se gjatë kësaj periudhe është ndërtuar një arkitekturë e re e mbrojtjes kibernetike dhe janë forcuar kapacitetet institucionale e profesionale, edhe në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.

Megjithatë, NCSI nuk mat nivelin e përgjithshëm të digjitalizimit apo numrin e sulmeve kibernetike, por kapacitetet e një shteti për të parandaluar dhe përballuar kërcënimet në hapësirën digjitale.

 

Shqipëria 11 Gusht Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe është shitur me 81.1 lekë në raport me një ditë më parë duke mos pasur luhatje të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat